Flash

Këlliçi denoncon në SPAK Elton Buallin: Është drejtori i Inceneratorit të Tiranës, mori 310 mijë euro nga IPARD

Lapsi.al 24 July 2024
Këlliçi denoncon në SPAK Elton Buallin: Është

Belind Këlliçi ka denoncuar sot në SPAK, Elton Buallin, atë që ai e quan drejtori i Inceratorit të Tiranës.

Në një komunikim për mediat nga jashtë ambienteve të SPAK, ish deputeti demokrat tha se ky person ka marrë 500 mijë euro nga Klodian Zoto për të marrë një truall nëe Sharrë.

Sipas Këlliçit, Bualli përmes Stela Gugallias ka aplikuar në AZHBR dhe ka përfituar 310 mijë euro fond nga IPARD.

“Kemi denoncuar një anëtar të grupit kriminal të inceneratorit të Tiranës, Elton Bualli. Konfliktet dhe denoncimet e para për këtë individ kanë nisur në përballjen që kemi pasur në landfillin e Sharrës për të bërë denoncimin. Këtë individ SPAK e ka harruar që ky është drejtori i inceratorit të Tiranës.

Ky individ ka marrë 500 mijë euro nga Klodian Zoto për të marrë një truall në landfillin e Sharrës dhe më pas për të aplikuar përmes Stela Gugallias në AZHBR dhe për të përfituar 310 mijë euro nga fondet e programit IPARD. Pra paratë që duhet të merrnin fermerët i ka marrë ky më Stela Gugallian”, tha Belind Këlliçi.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI