Flash

Me zë dhe figurë/ Kryeministri i Serbisë: Nuk e kemi pranuar planin franko-gjerman për Kosovën (VIDEO)

Lapsi.al 24 July 2024
Me zë dhe figurë/ Kryeministri i Serbisë: Nuk e kemi pranuar
Kryeministrit serb, Millosh Vuçeviq, ka deklaruar sot se Serbia nuk e ka pranuar planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe se nuk e pranon Kosovën e pavarur as në mënyrë eksplicite as implicite. Këtë deklaratë e ka shpërndarë në rrjetin “X” zv.kryeministri i Kosovës Besnik Bislmi duke thënë se pjesëmarrja e Serbisë në dialog është false, vetëm për t’i shmangur sanksionet eventuale. “Kryeministri i Serbisë pyet përfaqësuesit e BE-së: Çfarë tjetër nevojitet për t’ju bindur se për Serbinë nuk ka Marrëveshje Themelore? Se pjesëmarrja e tyre në dialog është falso vetëm për të shmangur sanksionet eventuale? Sa drafte të tjera të planeve të renditjes na duhen përpara se të zbulojmë të vërtetën për të gjitha shtetet anëtare?”, shprehet Bislimi. Ndërsa në paraqitjen e tij, kryeministri serb Vuçeviq deklaron: “Serbia nuk e ka pranuar planin e marrëveshjes franko-gjermane, nuk e kemi nënshkruar dhe kemi dërguar deklaratën e qartë dhe e themi se as njohja implicite as eksplicite e pavarësisë së Kosovës nuk është e pranueshme, është vijë e kuqe për Serbinë. A mund të dialogojmë? Ne do të flasim do të kërkojmë çdo hapësirë manovrimi për ta përdorur në mënyrë që vendi ynë të mos nuk dënohet, sanksionohet e persekutohet kështu që ne nuk humbim diçka me vlerë duke mbrojtur diçka shumë të vlefshme për qytetarët e Serbisë. Kuptoni që jo gjithmonë i tregojmë hapur letrat sepse është kundërproduktive për pozitën e Serbisë”, shprehet ai.

Të këshilluara

Vapa rrit konsumin e energjisë elektrike

Konsumi i energjisë elektrike ka pësuar rritje, si pasojë e temperaturave të larta gjatë javëve të fundit teksa Korporata Elektorenergjetike Shqiptare ka realiz...

23:31

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI