Flash

Pas sherrit me grushta/ Blushi: Nesër në protestë tek Bashkia

Lapsi.al 24 July 2024
Pas sherrit me grushta/ Blushi: Nesër në protestë tek Bashkia

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë dhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi ka bërë thirrje për pjesëmarrje nesër në protestën tek bashkia e Tiranës në orën 11:00.

Blushi shkruan se vendi i Erion Velaij është në qeli dhe jo në bashki.

Lexo më tej: 5 orë në komisariat, Blushi flet për përplasjen fizike me Halitin (VIDEO) 

Thirrja e Tedi Blushit:

Të bashkohemi të gjithë nesër, në ora 11:00, para Bashkisë së Tiranës, monumentit të korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, për t'i treguar Erion Veliaj se vendi i tij është në qeli, që nga zyra që ka marrë peng me vota të vjedhura do të dalë me çdo çmim, se as mercenari ordiner Dum-Dumani, as McGonigalët, as antiplumbi, as badigardët, as atentatorët tartabiqë dhe as çingijet e propagandës mediatike nuk e shpëtojnë dot!

Erion Veliaj është i pashpresë!

Erion Veliaj do të paguajë për çdo lot të fëmijëve që ju shembi brutalisht shtëpitë, për çdo taksë djerse që vodhi, për çdo dhunë që ushtroi, për çdo hapësirë publike që shkatërroi, për çdo krim që ka kryer!

Kjo është betejë pa kthim!

Gjaku i Ardit Gjoklaj nuk falet! Korrupsioni skizofrenik me inceneratorin fantazmë dhe organizatën kriminale 5D nuk do të amnistohen kurrë!

Lexo më tej: (VIDEO) Tedi Blushi gjuan Veliajn me letra, në sherr përfshihet edhe Halit Valteri 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI