Flash

Raporti i BE për shtetin ligjor/ Drejtësia e re, e pafuqishme përballë korrupsionit

Lapsi.al 24 July 2024
Raporti i BE për shtetin ligjor/ Drejtësia e re, e pafuqishme

Shqipëria vazhdon të vuajë nga një sistem i sëmurë drejtësie, megjithë reformën që u bë në drejtësi. Këtë lë të kuptohet ekstrakti të raportit të Bashkimit Europian për Shqipërinë, kapitulli 24 që ka të bëjë me shtetin e së drejtës dhe që është siguruar nga Lapsi.al.

Të dhënat që citon raporti janë shumë larg deklaratave të marketingut që nxjerrin ambasadorë apo politikanë të mazhorancës. Përkundrazi, BE nxjerr një seri problemesh nga sistemi i drejtësisë, që është produkt i reformës së imponuar nga Rilindja dhe që pati shtysën e partnerëve ndërkombëtarë. Por ndërkohë që reforma në përgjithësi reklamohet si një histori suksesi, raporti i BE që ka të bëjë me çeljen e negociatave nis dhe mbaron me simptomat e një drejtësie të sëmurë që shfaqet e dobët dhe e pafuqishme përballë një sistemi të korruptuar.

Skanimi i BE nis që nga mungesa e magjistratëve dhe vendet bosh që mbetën në sistem nga largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve në veting, mungesa e transparencës për lëvizjet dhe emërimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe në veçanti, pohon kohën e gjatë që merr një vendim në gjykatat shqiptare, pa harruar edhe çështjet e mbartura.

Por një nga pikat që vërehet me shqetësim nga monitorimi i sistemit tonë të drejtësisë, është presioni i politikanëve apo zyrtarëve të lartë ndaj njerëzve të drejtësisë.

"Megjithë pavarësinë e fortë dhe garancitë që u dhanë, procesi i emërimeve, promovimeve dhe transferimeve të magjistratëve, ndikohet nga transparencë e kufizuar dhe sfida në kohë dhe cilësi për vlerësime. Mbeten shqetësim tentativat për ndërhyrje dhe presion mbi sistemin gjyqësor nga zyrtarë publikë apo politikanë" thuhet në dokument.

Raporti hartohet për nisjen e negociatave, që aktualisht janë të bllokuara me veton e Greqisë pas burgosjes së Fredi Belerit. Por ky nuk është rasti i vetëm që tregoi se si është nënshtruar sistemi i drejtësisë përballë pushtetit të qeverisë.

Ndërsa kreu i PD, Sali Berisha është nën arrest shtëpie, të gjithë krerët e tjerë të opozitës janë nën hetim apo nën akuzë nga SPAK. Ndërsa nga të rrallët politikanë që nuk është marrë asnjëherë në pyetje nga organet e reja të drejtësisë është kryeministri Edi Rama./Lapsi.al

Ekstrakti i plotë i raportit të BE për shtetin e së drejtës, kapitulli 24

Shqipëria ka zbatuar një reformë thelbësore në drejtësi që nga viti 2016: i gjithë sistemin e drejtësisë është ristrukturuar dhe vettingu i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve ka forcuar llogaridhënien. Ka mangësi në emërimet e anëtarëve jo magjistratë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Inspektori i Lartë i Drejtësisë është funksional, por numri i konsiderueshëm i vendeve vakante magjistrat-inspektorë përbën një sfidë. Megjithë pavarësinë e fortë dhe garancitë që u dhanë, procesi i emërimeve, promovimeve dhe transferimeve të magjistratëve, ndikohet nga transparencë e kufizuar dhe sfida në kohë dhe cilësi për vlerësime. Mbeten shqetësim tentativat për ndërhyrje dhe presion mbi sistemin gjyqësor nga zyrtarë publikë apo politikanë.

Sistemi modern me elektronikën e integruar të menaxhimit të çështjeve ka mbetur pezull për një kohë të gjatë. Mungesa e burimeve financiare dhe njerëzore ndikon negativisht në cilësinë e drejtësisë. Mbeten sfidat në lidhje me kohëzgjatjen e procedurave dhe sasinë e çështjeve të mbartuara, ndërsa ende nuk janë zbatuar masat e mëtejshme për rritjen e

efikasitetit.

Është duke u përgatitur një Strategji e re Kundër Korrupsionit për 2024-2030. Kuadri ligjor për të luftuar kor-

këputja është gjerësisht në vend. Ka rezultate inkurajuese të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit.

ture (SPAK) dhe gjykatave të SPAK, megjithatë autoritetet që janë të specializuara në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit, shfaqin mungesa sa i përket burimeve dhe mjeteve të specializuara që kanë në dispozicion.

Numri i personave të hetuar, të ndjekur penalisht dhe të dënuar për vepra korrupsioni ka ardhur në rritje

tre vitet e fundit, ndërsa një ligj i fundit për amnisti ka ngritur shqetësime. Përdorimi sistematik i hetimit financiar

dhe konfiskimet e pasurive janë përmirësuar, megjithëse kufizimet në veprimet praktike e ulin ndikimin e tyre.

Koordinimi ndërmjet institucioneve përgjegjëse për parandalimin e korrupsionit dhe zbatimit të ligjit mbeten të dobëta.

Ndërsa deklarimet e pasurisë verifikohen nga Inspektorati i Lartë për Deklarim dhe Auditimin e Pasurive dhe Konflikti i Interesit, ekzistojnë disa mangësi në aspektin e mandatit dhe burimeve njerëzore. Në përgjithësi, korrupsioni është i përhapur në shumë fusha, duke përfshirë edhe fushatat zgjedhore. Masave parandaluese pengohen nga një kuadër ligjor tepër kompleks dhe vazhdojnë të ketë një ndikim të kufizuar, veçanërisht në sektorët vulnerabël.

Janë ngritur shqetësime në lidhje me pavarësinë e autoritetit rregullator audio-vizual.

Rregullimi i kufizuar për transparencën mbi pronësinë e medias dhe përqendrimi i lartë i kësaj pronësie ndikon negativisht në pavarësinë e medias. Nuk ka një shpërndarje të drejtë të reklamave shtetërore dhe të burimeve të tjera shtetërore.

Ekzistojnë shqetësime në lidhje me pavarësinë e transmetuesit publik. Ndryshimet në ligjin për të drejtën e informimit sjellin ndryshime pozitive, por ka mangësi në drejtim të zbatimit. Korniza për mbrojtjen e gazetarëve është e vendosur, por sulmet verbale dhe fizike, fushatat e shpifjeve dhe paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike përbëjnë shkak për shqetësim.

Sfidat në lidhje me cilësinë e procesit legjislativ përfshijnë efektivitetin e kufizuar të publikut në konsultime. Ndryshimet në Ligjin për Komisionet Hetimore janë kritikuar për kufizimin e rolit mbikëqyrës të parlamentit dhe janë në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese. Polarizim i thellë politik pati një ndikim negativ në efektivitetin, transparencën dhe objektivitetin e punës parlamentare. Gjykata Kushtetuese është efektive në ruajtjen e kontrolleve dhe balancave institucionale, edhe pse Parlamenti ka dështuar të respektojë disa nga vendimet e saj. Korniza ligjore për Avokatin e Popullit dhe Komisioneri kundër Diskriminimit është në funksion, por ka pengesa për punën e tyre efektive. Mjedisi për organizatat e shoqërisë civile është sfidues, çka përfshin kërkesat për riregjistrimin dhe financimin e kufizuar publik.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI