Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erjon Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Skandali tek Onkologjiku/ GJKKO vlerëson masat e sigurisë, Edmond Gashi mbërrin në SPAK

Lapsi.al 24 July 2024
Skandali tek Onkologjiku/ GJKKO vlerëson masat e sigurisë, Edmond

Mjeku Edmond Gashi ka mbërritur në SPAK, ku në orën 11:00 pritet t'i komunikohet masa e sigurisë. Gashi ishte i shoqëruar nga një avokat kur hyri në gjykatën e posaçme. Sot pritet të shqyrtohen masat e sigurisë për 7 mjekët dhe infermierët e spitalit Onkologjik.

Kujtojmë se mjeku Gashi, nuk u ofronte shërbim pacientëve të prekur me tumor në spitalin Onkologjik, por i dërgonte në klinikën e tij private. Sipas hetimeve, Edmond Gashi, nuk u ka treguar në asnjë rast pacientëve të klinikës së tij se aty mund të bënin vetëm skanerat dhe operimet, ndërsa për biopsinë, kimioterapinë apo rrezet për të kuruar pacientët do të duhet të riktheheshin sërish në spitalin shtetëror.

Përveç mashtrimit për t'u zhvatur para pacientëve të tij, mjeku onkolog Edmond Gashi, i mbante kartelat e pacientëve në zyrën e tij duke thyer rregullat e spitalit që parashikon që të lihen në kartotekat e kirurgjisë. Kjo bëhej në mënyrë që ai të kalonte pacientët te klinika e tij private dhe që të mos ndiqeshin nga mjekë të tjerë.

Gjithashtu në ambientet e SPAK ka mbërritur farmacisti Florian Marku dhe Alketa Pere të përfshirë në skandalin e Onkologjikut.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI