Flash

SPAK çon në gjyq ish-kryebashkiakun e Lushnjës: Fatos Tushe fshehu pasurinë

Lapsi.al 24 July 2024
SPAK çon në gjyq ish-kryebashkiakun e Lushnjës: Fatos Tushe

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjyq ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe.

Tushe akuzohet për deklarim të rremë dhe fshehje pasurie. Me urdhër të GJKKO-së, Tushes i është sekuestruar dhe një apartament në Vlorë.

Detaje nga SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.199/1, të vitit 2021, me të pandehur shtetasin:

Fatos Tushe, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, në formën e fshehjes dhe të deklarimit të rremë, parashikuar nga neni 257/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Nga tërësia e akteve dhe e provave të administruara gjatë hetimit, provohet tej dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova se i pandehuri Fatos Tushe, ish – kryetar i Bashkisë Lushnje, ka kryer deklarim të rremë të pasurisë dhe interesave, si dhe ka kryer fshehje të pasurisë, interesave dhe shpenzimeve në këto deklarata:

Në deklaratën e interesave private periodik/vjetor të viteve: 2017, 2018, 2019, 2020, apo në deklaratën e interesave private pas largimit nga detyra, të vitit 2021, nuk ka deklaruar asnjë shpenzim të kryer për blerje/porositje të apartamentit me sipërfaqe totale 82.33 m2, me vendodhje në Lungomare, Vlorë, apo dhe për punime dhe mobilime, të cilat në shumën reale totale (investimi vlerë 2,262,000 Lekë). Hetimi ka provuar se i pandehuri Fatos Tushe edhe pse është pronar “de facto” i apartamentit në qytetin e Vlorës, në Lungomare në vazhdimësi e ka fshehur këtë pasuri. Aktualisht ndaj kësaj prone është vendosur sekuestro preventive me vendimin Nr. 136., datë 29.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

Në deklaratën e interesave private periodik/vjetor të viteve: 2018, 2019, 2020, apo në deklaratën e interesave private pas largimit nga detyra, të vitit 2021, nuk ka deklaruar huanë/borxhin e marrë nga shtetasi I. L. sipas deklaratës noteriale Nr. 3124 Rep., Nr. 1320 Kol., datë 15.09.2020, notere A. M.;

Në deklaratën e interesave private pas largimit nga detyra me Nr. indeksi 09559, i vitit 2021, nuk ka deklaruar investimin e kryer për blerjen e dy automjeteve, model “S350CDI 4MATIC” (me vlerë të paguar 39.620 Euro) dhe “C200CDI”, marka “Mercedes Benz” (me vlerë të paguar 7.290 Euro), gjithsej në vlerën 46.910 Euro.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI