Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Calafiori është lojtari i ri i Arsenal: Bologna e mbyll për 45 milionë plus bonuse për mbrojtësin

Lapsi.al 25 July 2024
Calafiori është lojtari i ri i Arsenal: Bologna e mbyll për 45
Tani mund të quhet e mbyllur: Riccardo Calafiori është një lojtar i Arsenal. Mungon vetëm njoftimi zyrtar, por negociatat mund të konsiderohen të mbyllura. E kështu futbolli italian humbet një tjetër element të rëndësishëm, duke treguar se si fuqia ekonomike e disa kampionateve është tashmë e papërballueshme edhe për kampionate si Serie A. Shifra përfundimtare e marrëveshjes është veçanërisht e madhe: 45 milionë euro plus 5 milionë bonuse. Vonesa e transferimit ka ardhur vetëm si pasojë e çështjeve burokratike dhe njohjes së përqindjes së rishitjes ndaj Bazel, e vendosur në 50%. Lexo më tej: Calafiori i bën të gjithë të lumtur: kalimi te Arsenal i sjell 8 milionë euro edhe Romës Në dritën e asaj që ka shpenzuar në merkaton e fundit, Bologna do të arkëtojë rreth 23 milionë euro. Për mbrojtësin Calafiori një kontratë prej katër milionë euro për pesë vitet e ardhshme, kur do të luajë në Emirates Stadium nën urdhërat e teknikut Mikel Arteta. Me shumë mundësi mbrojtësi do të jetë në Londër që nesër, për të nënshkruar me Gunners. Në këtë pikë kuqeblutë duhet të intensifikojnë sulmin për të siguruar shërbimet e Mats Hummels, qendërmbrojtësit gjerman që do të mbulojë vendin e lënë bosh nga italiani.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI