Flash

“Elton Bualli komunikonte me bandën e inceneratorit”, Këlliçi denoncim nga protesta

Lapsi.al 25 July 2024
“Elton Bualli komunikonte me bandën e inceneratorit”,

Ish deputeti i PD, Belind Këlliçi ka denoncuar sërish Elton Buallin, që sipas është një personazh që komunikonte me bandën e inceneratorëve.

Në fjalën e tij në protestën e opozitës përpara bashkisë së Tiranës, Këlliçi tha se Bualli është shfaqur herë si drejtor i inceneratorit të Tiranës dhe herë si drejtor i inceneratorit të Fierit.

Elton Bualli shprehet Belind Këlliçi pasi mori borxh tek inceneratorët gjysmë milionë euro, ngriti një serrë në Sharrë me paratë e fermerëve nga fondet e IPARD.

Po ashtu, Këlliçi akuzoi edhe Arbian Maznikun, që sipas tij “ndërkohë që ishte në Dubai duke ngrënë biftekun 1 mijë euro firmoste shembjen e pallateve në Tiranë”.

“Kemi zbuluar dy personazhe të reja të grupit të strukturuar kriminal të inceneratorit dhe 5D. Ekziston një shtetas që quhet Elton Bualli.

Ky individ që është denoncuar me dhjetëra herë, figuronte drejtor i inceratorit të Tiranë dhe drejtor i inceneratorit të Fierit.

Personazh kryesor që komunikonte me bandën dhe për interesat e bandës së inceneratorit në Zimbabve. Ky porosiste projekte me vlerë 100 mln euro ne Tunizi.

Ky individ pasi mori gjysmë milionë euro borxh nga inceneratori i Tiranës bleu një tokë në landfillin e Sharrës për të ngritur një serrë me paratë e fermerëve nga programi IPARD. Plot 310 mijë euro.

Ne do të bëjmë atë që kërkon gjykata e apelit të posaçëm, se kush është titullari i autoritetet kontraktor në bashkinë Tiranë. Çfarë ndodhi?

Ndodhi ajo që të gjithë banorët e dine, që është nënkryetar i bashkisë së Tiranës, Arbian Nusret Mazniku, e cili ndërkohë që ishte në Dubai duke ngrënë biftekun 1 mijë euro firmoste shembjen e pallateve në Tiranë”, tha ndër të tjera Këlliçi.

Të këshilluara

Zgjidhen anëtarët e rinj për KLGJ dhe KLP

Kuvendi votoi këtë të enjte anëtarët e rinj nga radhët e avokatëve që do të ulen në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Shumica e t...

11:56

Vapa rrit konsumin e energjisë elektrike

Konsumi i energjisë elektrike ka pësuar rritje, si pasojë e temperaturave të larta gjatë javëve të fundit teksa Korporata Elektorenergjetike Shqiptare ka realiz...

23:31

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI