Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Paris 2024, Argjentina ankimon në FIFA për ngjarjen e ndodhur me Marokun: “Kërkojmë sanksione”

Lapsi.al 25 July 2024
Paris 2024, Argjentina ankimon në FIFA për ngjarjen e ndodhur me
Ndodhi gjithcka në fund të ndeshjes që Argjentina luajti kundër Marokut, në kuadër të Lojërave Olimpike Paris 2024. Një gol i diskutueshëm, invasion fushe dhe shashka të hedhura nga tifozët, që I bënë futbollistët të ikin nga fusha. Në fakt pas barazimit 2-2 në minutën e 105’ nga Medina, me të cilën Argjentina ekulilibroi rezultatin, tifozët marokenë pushtuan fushën (dhe hodhën shashka), duke detyruar lojtarët Albiceleste të largoheshin nga fusha. Pas dy orësh ndeshja, e ndërprerë fillimisht, rifilloi për tre minuta, me arbitrin që anuloi golin e barazimit.

REAGIMI I AFA-s

Federata Argjentinase e Futbollit ka paraqitur një ankesë në FIFA në lidhje me atë që ndodhi gjatë ndeshjes kundër Marokut, që hapi programin Olimpik Paris 2024, e humbur 2-1 nga Albiceleste. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Afa-s, Claudio Tapia, në një postim në X. “Ne i kemi bërë thirrje komisionit disiplinor të FIFA-s për të siguruar që të miratohen masat e duhura rregullatore dhe të vendosen sanksione ndaj atyre që janë përgjegjës,” shpjegoi ai. Lexo më tej: Video/ Skandal në Olimpiadë, Argjentina barazoi e goli u anulua pas 2 orësh: "Çfarë cirku" Referenca është për fundin kaotik të ndeshjes. Arbitri anuloi golin e dytë të amerikano-jugorëve, të shënuar në kohën shtesë, për pozicion jashtë loje. Një gol që kishte shtyrë tifozët marokenë të pushtonin fushën dhe të pezullonin ndeshjen. Në atë moment arbitri i ndeshjes i kishte dërguar të gjithë lojtarët në dhomat e zhveshjes, por ndeshja nuk kishte përfunduar zyrtarisht por vetëm ishte pezulluar. Në fakt, arbitrat e VAR-it po kontrollonin ende për një pozicion jashtë loje të mundshme në aksionin e golit të fundit argjentinas. Ndeshja rifilloi pas rreth dy orësh, arbitri, pas një raportimi nga VAR, anuloi golin dhe lejoi të luheshin sërish 4 minutat e fundit të mbetura, para bilbilit të fundit që konfirmoi fitoren e Marokut.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI