Flash

U kap brenda "shtëpisë së barit", dënohet me burg shqiptari në Britani

Lapsi.al 25 July 2024
U kap brenda "shtëpisë së barit", dënohet me burg

Dënohet me 32 javë heqje lirie një 35-vjeçar shqiptar në Britani. Mësohet se Klajdi Musta 35 vjeç, u kap në flagrancë duke u kujdesur për 203 bimë kanabisi me vlerë 203 mijë paund në pronat në Coed Y Brain Road në Llanbradach, pranë Caerphilly.

Operacioni kryesor ishte në 69 Coed Y Brain Road ku oficerët gjetën 173 bimë kanabisi, prodhimi i të cilave kishte një vlerë të mundshme prej 170,000 paund. Tjetri më i vogël ishte në 26 Coed Y Brain Road.

Musta u deklarua fajtor për prodhimin e një droge të klasit B. Gjykata vendosi konfiskimin dhe asgjësimin e drogës.

Ndërkohë avokati i Mustës, Sol Hartley tha se klienti i tij ishte në "një situatë të rëndë". Ai tregoi në gjykatë se si shqiptari kishte mbërritur në Britaninë e Madhe pasi ishte deportuar për qëndrim të paligjshëm në Greqi. Musta ka një grua dhe dy fëmijë që jetojnë në Greqi.

“Dënimi më i keq që do të pësojë është të dëbohet në shtëpi ku nuk ka të ardhme për veten e tij.” tha akokati.

Të këshilluara

Vatër e madhe zjarri në Blacë dhe Podgorie

Në një sipërfaqe kodrinore mes fshatit Blacë dhe fshatit Podgorie është përfshirë nga zjarri. Sipas informacioneve, nga flakët është përfshirë një sipërfaqe e k...

17:50

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI