Flash

Vràsja e Jan Prengës/ Gjykata e Lartë kthen çështjen për rigjykim me tjetër trupë gjykuese

Lapsi.al 25 July 2024
Vràsja e Jan Prengës/ Gjykata e Lartë kthen

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me dënimin e Festim Bexhdilit dhe Olsi Turja për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

Trupa e gjykimit e përbërë nga Sokol Binaj, Albana Boksi dhe Sandër Simoni vendosën kthimin e çështjes për rishqyrtim në po të njëjtën gjykatë, por me tjetër trupë gjykuese.

Më 20 mars 2023, Apeli i Posacëm la në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin e Festim Bixhdilit, kopshtarit të kompleksit ‘Golden’ si dhe për Olsi Turja. Festim Bexhdili u dënua nga shkalla e parë me burgim të përjetshëm.

Ndërsa Olsi Turjan e dënoi me 3 vite burg për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim, por dënimi u konsiderua i kryer, pasi prej kohësh ai qëndronte në masën ‘arrest në shtëpi”.

Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar 2020 në Kamëz, më pas u vra, por trupi i tij akoma nuk është gjetur.

WhatsApp Image 2024-07-25 at 15.54.48

Të këshilluara

Zgjidhen anëtarët e rinj për KLGJ dhe KLP

Kuvendi votoi këtë të enjte anëtarët e rinj nga radhët e avokatëve që do të ulen në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Shumica e t...

11:56

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI