Flash

Javë mjalti PS-PD, bien dakort edhe për kuotat gjinore në listat e kandidatëve

Lapsi.al 26 July 2024
Javë mjalti PS-PD, bien dakort edhe për kuotat gjinore në listat

Sot është seanca plenare ku pritet të miratohen ndryshimet e Reformës Zgjedhore. Ndërkohë, në nisje të seancës së fundit në Kuvend janë reflektuar edhe ndryshimet, në mënyrë që të ruhet kuota gjinore në lista dhe Parlament. Që do të thotë se “1 në 3 nga kandidatët fitues nga lista e hapur duhet të jetë grua”.

"Në rastet kur nga rirenditja nuk rezulton që duke filluar nga kreu i listës, një në tre emra të saj t'i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar, atëherë kandidatja e trete në këtë listë dhe në vijim nëj në çdo tre emra të saj i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar sipas numrit të votave që këto të fundit kanë marrë. Mbi bazën e këtij kriteri hartohet lista përfundimtare që i nënshtrohet votimit parapëlqyes e rirenditur, e cila përdoret për zbatimin e nenit 164 të këtij Kodi", thuhet në nenin 8, pika 2.

Ky amendamenti është firmosur 26 deputetë, mes tyre edhe dy krerët e grupeve parlamentare Bled Çuçi dhe Gazment Bardhi.

Deputetët që kanë firmosur

Etilda Gjonaj

Dhurata Cupi

Lindita Nikolla

Elisa Spiropali

Albana Vokshi

Edona Bilali

Antoneta Dhima

Evis Kushi

Lindita Metaliaj

Merita Bakiu

Lindita Buxheli

Gerta Duraku

Ina Zhupa

Pranvera Resulaj

Andia Ulliri

Klodiana Spahiu

Mirela Pitushi

Teuta Ramaj

Hatixhe Konomi

Dasantila Tahiraj

Eni Zake

Luljeta Bozdo

Tatjana Piro

Bled Çuçi

Gazment Bardhi

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI