Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Paris 2024, alarm për bomë, zjarre e vandalizëm. Qeveria: "Akte kriminale"

Lapsi.al 27 July 2024
Paris 2024, alarm për bomë, zjarre e vandalizëm. Qeveria:

Kompania franceze hekurudhore Sncf pësoi një "sulm masiv" i cili paralizoi rrjetin e saj "të ndërprerë rëndë" vetëm disa orë përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Paris. "Disa akte shoqëruese të zjarrvënieve" goditën 3 nga 4 linjat e TGV Atlantik, Veri dhe Lindje: 'Zjarret e qëllimshme u vunë për të dëmtuar' sistemet e linjave të shpejtësisë së lartë, shpjegoi grupi hekurudhor në një njoftim për shtyp.

Për rrjedhojë, trafiku i trenave me shpejtësi të lartë në këto tre linja ishte "shumë i shqetësuar". Një burim i afërt me çështjen foli për akte "sabotazhi", duke theksuar se aktet ishin "qartësisht të bashkërenduara". Ministri francez i Transportit, Patrice Vergriete, tha se "të gjithë elementët tregojnë se këto akte janë të paramenduara" dhe e quajti sabotimin e linjave të shpejtësisë së lartë "një veprim kriminal skandaloz".

Lexo më tej: Video/ Një Olimpiadë rekord: nga debutimi i break dance te delegacioni më i madh, të gjithë numrat e Paris 2024

“Koincidenca e orareve, e furgonëve të gjetur me disa persona në arrati, sidomos në juglindje, shenjat e zjarreve të gjetura në vendngjarje...”, këto janë disa nga elementët e paramendimit të përshkruar nga ministri, i intervistuar nga BFM TV. Sipas SNCF, 800,000 pasagjerë janë prekur nga kjo situatë.

PËRGJIGJA E PRESIDENTIT TË IOC

“Nuk jam i shqetësuar, kam besim të plotë tek autoritetet franceze”. Këto ishin fjalët e presidentit të IOC, Thomas Bach, i cili drejtpërdrejt nga fshati Olimpik komentoi atë që po ndodh në Francë, në hapjen e Lojërave në Paris, me sabotimin e linjave të trenave të shpejtësisë së lartë. Asnjë shqetësim, vetëm qetësi dhe besim.

ALARM PËR BOMBË NË NJË FLUTURIM PËR PARIS

Por nuk mbaroi me kaq, trazirat vazhduan edhe jashtë qytetit. Aeroporti Basel-Mulhouse u evakuua për arsye sigurie pas një frike për bombë në një fluturim të Air France, me destinacion Parisin. Lajmin e ka bërë të ditur policia franceze. "Aeroporti është rihapur dhe operacionet e fluturimit po rifillojnë gradualisht," shpjeguan ata më vonë.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI