Flash

Qendron apo jo te Manchester City? Guardiola zbulon (pjesërisht) të ardhmen e tij

Lapsi.al 27 July 2024
Qendron apo jo te Manchester City? Guardiola zbulon (pjesërisht) të

Pep Guardiola sqaron të ardhmen e tij. Ose të paktën pjesërisht. Trajneri spanjoll, i cili aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara për turneun veror të Manchester City, ka folur për këtë në një konferencë për shtyp.

GUARDIOLA: "KUR TË IKI NGA CITY, DO TË JEM UNË QË DO TA THEM"

Siç raporton TuttoSport, Guardiola u kthye të diskutojë frazën e shqiptuar pas fitores së titullit të fundit në Premier League (“lamtumira ime me Manchester City është më afër”): “Ajo që doja të thosha është se kam qenë në këtë klub për tetë vjet dhe nuk do të qëndroj për tetë të tjera. Prandaj jam më afër largimit, sesa qëndrimit. Por nuk thashë se do të ikja. Kur të vijë momenti do të jem unë që do ta njoftoj. Kam folur me drejtuesit, jam këtu prej shumë vitesh dhe do të shohim cfarë do të ndodhë. Nuk e përjashtoj absolutisht mundësinë për të rinovuar kontratën”.

Lexo më tej: Guardiola kërkon Donnarumma te Manchester City: Ederson është në dalje, Pep i ka idetë e qarta

"NUK DO TË QENDROJ 8 VJET TË TJERA: ËSHTË BUKUR TË NDRYSHOSH"

Guardiola më pas vazhdoi: "Kur thashë se do të doja të qëndroja është sepse është e vërteta. Megjithatë, para se të vendos, duhet të kuptoj ndjesitë e mia dhe ato të lojtarëve, sot nëntë vjet në të njëjtin klub janë një përjetësi. Unë dua të jem i sigurt se është vendimi i duhur, jo vetëm për mua, por edhe për klubin. Megjithatë, jam i sigurt se nuk do të qëndroj edhe tetë vjet, sepse mendoj se është mirë të ndryshosh pas një kohe dhe të kem diçka të re".

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI