Flash

F1/ E bujshme, Russell fiton garën por skualifikohet: suksesi shkon për Hamilton

Lapsi.al 28 July 2024
F1/ E bujshme, Russell fiton garën por skualifikohet: suksesi shkon
George Russell fiton GP-në e Belgjikës, raundin e katërmbëdhjetë sezonal të botërorit të F1. Në pistën Spa-Francorchamps, piloti i ekipit Mercedes i befasoi të gjithë me strategjinë me një ndalesë, ndryshe nga pjesa tjetër e makinave që ndaluan dy herë në box. Një zgjedhje e rrezikshme, por që shpërbleu britanikun që triumfoi përpara bashkëkombasit të tij Lewis Hamilton dhe McLaren të Oscar Piastri. Por fitorja ishte nën hetim dhe lumturia zgjati pak. Ë15 u gjet nën peshë gjatë kontrolleve teknike dhe Russel u penalizua, kështu që fitorja shkoi për Hamilton. Ferrari përfundoi jashtë podiumit, me Charles Leclerc që e mbylli i katërti përpara Red Bull të Max Verstappen dhe McLaren të Lando Norris. Carlos Sainz u rendit i shtati, menjëherë pas britanikut dhe përpara RB20 tjetër të Perez. Lexo më tej: "Botërorin 2021 ma vodhën": Hamilton akuzon direkt dhe flet për të atin: “Në ditën më të vështirë ishte aty” Finale e bujshme e GP-së së Belgjikës. George Russell u skualifikua sepse Mercedesi i tij ishte nën peshë, gjatë inspektimit pas garës. FIA kishte nxjerrë një dokument në të cilin delegati teknik Jo Bauer raportonte se Mercedesi i anglezit ishte 1.5 kilogramë nën kufirin minimal të peshës prej 798 kilogramësh. Drejtuesit e garës vendosën kështu të skualifikojnë anglezin që kishte fituar garën. Lewis Hamilton u shpall fitues i GP përpara Oscar Piastri dhe Charles Leclerc.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI