Flash

Video/ Ndalet gara e notit, një burrë me rroba banje hidhet në pishinë: momente surreale në Olimpiadë

Lapsi.al 29 July 2024
Video/ Ndalet gara e notit, një burrë me rroba banje hidhet në
Një moment krejtësisht surreal ka ndodhur para një prej garave olimpike në pishinën e La Défense Arena, vendi ku zhvillohen garat e notit. Pikërisht ky episod ndërpreu garën e 100 metrave bretkosë për femra në Olimpiadë. Ndërsa notaret ishin gati për të nisur, folësi ndaloi gjithçka për shkak të pranisë së një objekti në ujë. Kaloi vetëm një moment pas paralajmërimit dhe një burrë u shfaq, i parë drejtpërdrejt në mbarë botën, me një rroba banje me lule, i cili eci përgjatë gjithë skajit të pishinës derisa u zhyt për të nxjerrë një kufje noti nga fundi i pishinës. E kështu nga befasia e të gjithëve u kalua në një sukses të jashtëzakonshëm. Në La Defence Arena me audiencën të entuziazmuar nga ky moment, gazetarët në TV live e pagëzuan menjëherë njeriun si "Bob, the cap Catcher", "Bob, kapësi i kapelave". Kështu, ndërsa atletët ishin tashmë gati, folësi u kërkoi atyre të zbrisnin nga platforma e nisjes dhe të prisnin, duke e ndalur garën: "Është një situatë që ndodh shpesh gjatë garave - shpjeguan organizatorët olimpikë -. Nuk mund të na lejonim të qëndronte aty dhe në atë moment duhej një ndërhyrje e shpejtë dhe vendimtare”. E thënë e bërë, situata u zgjidh menjëherë, por në një mënyrë krejt të pabesueshme. Në ekranet e drejtpërdrejta televizive në të gjithë botën, një burrë u shfaq papritur me një kostum banje me lule dhe pa hezitim eci përgjatë gjithë skajit të pishinës për të arritur në korsinë ku ishte vendosur kufja në ujë. Ai u zhyt e rikuperoi, duke dalë pastaj nga pishina për t'i lejuar atletët të konkurronin. I panjohuri perfekt, që për më tepër nuk ishte as punonjës në Olimpiadë, i fitoi zemrat e publikut.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI