Flash

Video/ Komentari Ballard shkarkohet pa mbaruar transmetimin: komenti i tij ishte i pafalshëm

Lapsi.al 29 July 2024
Video/ Komentari Ballard shkarkohet pa mbaruar transmetimin: komenti i tij ishte
Një koment i tepërt në transmetim direkt dhe drejtuesit e kanalit televiziv shpejtuan të shkarkojnë me “efekt të menjëhershëm” komentatorin Bob Ballard. Episodi i pakëndshëm dhe i shëmtuar ndodhi në Eurosport UK gjatë fitores së notareve australianë në 4x100 m stil i lirë në Lojërat Olimpike të Parisit: "Ju e dini se si janë gratë... gjithmonë vërdallë për tu grimuar".

BATUTA SEKSISTE PËR ATLETET AUSTRALIANE

Bob Ballard e bëri këtë deklaratë aspak elegante ndërsa po përgatitej të komentonte drejtpërdrejt në televizion mbi suksesin e kuartetit australian të femrave në stafetën 4x100 m stil i lirë. Menjëherë pasi katërshja australiane e Emma McKeon, Shayna Jack, Mollie O'Callaghan dhe Meg Harris kishin fituar medaljen e artë në finale, komentatori tha një frazë krejtësisht të pavend: "Beh, gratë sapo mbaruan...”, tha Ballard. "Ju e dini se si gratë... gjithmonë vërdallë për tu grimuar". Një batutë në televizion live e Ballard, që la pa fjalë edhe bashkë-prezantuesen, Lizzie Simmonds. Ajo menjëherë e cilësoi komentin e kolegut të saj si “skandaloz”, duke e bërë Ballard të qeshte në transmetim direkt si përgjigje.

SHKARKIM " ME EFEKT TË MENJËHERSHËM"

Përballë komentit të drejtpërdrejtë televiziv dhe jehonës së menjëhershme mediatike që u përhap në momentet në vijim, për të hequr veten nga sikleti i krijuar, drejtuesit e lartë të Eurosport në Mbretërinë e Bashkuar nuk humbën kohë për të marrë vendimin përfundimtar, i konfirmuar më vonë nga një njoftim për shtyp: shkarkimin e Bob Ballard. “Gjatë një transmetimi të Eurosport mbrëmë, komentatori Bob Ballard bëri një koment të papërshtatshëm”, thuhet në një deklaratë nga kanali televiziv që transmeton drejtpërdrejt Olimpiadën e Parisit. “Për këtë arsye, ai është hequr nga lista jonë e komentatorëve, me efekt të menjëhershëm.” Një zgjedhje që ishte gjithashtu një përgjigje shumë e ashpër ndaj çdo qëndrimi diskriminues, ofendues apo seksist.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI