Flash

Mbappe pushton futbollin, në fushë e jashtë saj: bëhet president i një klubi francez

Lapsi.al 30 July 2024
Mbappe pushton futbollin, në fushë e jashtë saj: bëhet
Kylian Mbappe është gati të fillojë karrierën e tij në fushën e lojës, me klubin e ëndërruar prej kohësh, Real Madrid. Por sulmuesi francez gjithashtu dëshiron të përfshihet edhe në një nivel sipërmarrësi. E nga këtu ka ardhur edhe lëvizja e tij e fundit e bujshme.

MBAPPE DËSHIRON TË BLEJË CAEN

Gazeta autoritare franceze Le Parisien ka publikuar lajmin se Kylian Mbappe është gati të investojë në klubin e Caen. Skuadra aktualisht luan në Ligue 2, ekuivalenti i Kategorisë së Parë tek ne dhe lojtari i Real Madrid ka bërë një ofertë tashmë për të marrë aksionet që i përkasin Oaktree. Operacioni financiar do të bënte që Mbappe të bëhej aksionari i shumicës së klubit. Lajmi, për më tepër, është konfirmuar gjithashtu edhe nga prestigjozja L'Equipe. Lexo më tej: FOTO/ Nga një trans, te Dani Grace Almeida 8 vjet më e madhe: Mbappé ndërron skuadër dhe të dashur Një lëvizje befasuese që përfshin totalisht sulmuesin e ri merengues në perandorinë e futbollit me rolin e dyfishtë: lojtar dhe sipërmarrës. A do të jetë në gjendje të arrijë aq shumë suksese si president, sa arriti dhe po bën si lojtar. Pas një tavolinë gjërat nuk janë aq të thjeshta, por koha është treguesi më i mirë…

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI