Flash

Nada Hafez garoi, në Olimpiadë, 7 muajshe shtatzënë: zbulimin e bëri pas eliminimit

Lapsi.al 30 July 2024
Nada Hafez garoi, në Olimpiadë, 7 muajshe shtatzënë:
Nada Hafez mbajti gjithçka në fshehtësi derisa iu desh të braktiste Olimpiadën Paris 2024. Skermistja garoi në specialitetin e saj me shpatë, ndërsa ishte shtatë muajshe shtatzënë, duke mbajtur të vërtetën e saj fshehur deri në momentin e fundit. Tuta e maskonte disi barkun, që duket në fakt në fotot e rralla të profilit të saj në rrjetet sociale, por që në asnjë moment nuk e ka penguar të bëjë atë që i pëlqen më shumë egjiptianes. Hafez u ngjit në pedanë duke fituar ndeshjen e parë, por iu desh të valëviste flamurin e bardhë pas humbjes në 1/8 e finales. Një rrugëtim që shpatarja egjiptiane shpresonte se mund të ishte më e gjatë, por që ajo mundi ta përjetonte pavarësisht ndryshimeve që pësoi trupi dhe gjithashtu mendja e saj, e cila tani do të hapet drejt një aventure të re.

HAFEZ NË PEDANË 7 MUAJ SHTATZËNË

Sportistja ka bërë zbulimin e saj në Instagram, duke treguar foton e profilit. Pas veshjes mbrojtëse me flamurin egjiptian fshihet barku i saj, që i bëri shoqëri në këtë aventurë olimpike. Hafez zbuloi sekretin me fjalët më të ëmbla për djalin e saj të ardhshëm: "Ata që duken si dy lojtarë në pedanë, në fakt, ishin tre! Isha unë, rivalja ime dhe foshnja ime e vogël që do të vijnë në këtë botë!". Nuk ishte e lehtë për të që të vazhdonte të konkurronte pavarësisht ndryshimeve me të cilat po përballej. E megjithatë shpatarja vendosi të merrte pjesë në Lojërat Olimpike dhe të përfaqësonte vendin e saj. Rruga ishte e përpjetë dhe Hafez ka dëshur të theksojë se sa e vështirë ishte të ruante ekuilibrin e duhur, për të mos hequr dorë nga karriera e saj, por edhe nga gëzimi i shtatzënisë dhe një jete të re: “Unë dhe fëmija im duhej të përballeshim me dozën tonë të sfidave, si fizike ashtu edhe emocionale. Malet ruse të shtatzënisë janë edhe vetë të vështira, por të duhet të luftosh për të ruajtur ekuilibrin mes jetës personale dhe sportit ka qenë vërtet e lodhshme, por ia ka vlejtur".
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Nada Hafez (@nada_hafez)

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI