Flash

Tragjedi në Brazil: humb jetën në aksident rrugor lojtari i kombëtares italiane Salvetti dhe i ati

Lapsi.al 30 July 2024
Tragjedi në Brazil: humb jetën në aksident rrugor lojtari i

Një djalosh 18-vjeçar, një talent i ri futbolli me pesë dhe babai i tij, nga Terni, humbën jetën pas një aksidenti rrugor në Brazil. “Lajmi tragjik – lexohet në komunikatën e shpërndarë në faqen zyrtare të FIGC – ka tronditur futsal-in, futbollin italian dhe kombëtaren. FIGC dhe presidenti Gabriele Gravina marrin pjesë në zinë e familjes Salvetti, për ndarjen nga jeta të të riut Gianluca – talent i skuadrës italiane U19. - dhe të babait Rafael, në një aksident rrugor në Brazil”.

Salvetti, i lindur në vitin 2006 në Terni (aty ku babai i tij luante në ato vite), kishte qenë një nga protagonistët e aventurës së kombëtares italiane në kampionatin e fundit europian të luajtur në Porec. Kohët e fundit ai kishte zyrtarizuar transferimin e tij nga Giorgione (klubi venet me të cilin luajti edhe finalen e kampionatit nën 17 vjeç në Pesaro në vitin 2023) te Roma Calcio a 5. Edhe motra e tij e vogël u plagos dhe sipas informacioneve është shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI