Flash

Video/ Bolt kundër një njeriu normal në 100 metra sprint: simulimi i garës është i sikletshëm

Lapsi.al 30 July 2024
Video/ Bolt kundër një njeriu normal në 100 metra sprint:

Cilido që do të zbresë në pistë për garën e 100 metrave në Paris 2024 e ka pothuaj të pamundur të thyejë kohën fantastiko-shkencore 9"58 të fiksuar nga Usain Bolt në Botërorin e Berlinit 2009. Nëse 38 vjecari xhamajkan do t'a linte pas këtë gjeneratë sprinterësh, çfarë do të ndodhte nëse do të përballej në 100 metra me një person normal? Do të kishte krijuar një distancë turpëruese, si tregon një simulim me kompjuter.

Pak kohë më parë një kanal në YouTube publikoi një video krahasuese mes Bolt dhe një “personi normal” që të dy vrapuan 100 metra. Personi normal, me emrin imagjinar Robert, përfundoi vrapimin e tij në një kohë krejtësisht të respektueshme prej 15 sekondash. Një rezultat për t'u kënaqur, të paktën derisa ai të përballej me Bolt. E atëherë gjërat bëhen shumë të vështira, madje poshtëruese, duke qenë se simulimi programonte Bolt në versionin më të mirë, pra ai me kohën 9"58.

Roberti bën mirë në start, ose të paktën kështu mendon, duke qenë se arrin të qëndrojë në të njëjtin nivel me sprinterin legjendar xhamajkan për rreth gjysmë metri. Prej aty krijohet një humnerë në distancë, e cila mund të vlerësohet shumë mirë në panoramën e fundit të simuluar, subjektivisht nga këndvështrimi i personit normal.

Lexo më tej: Mbappé VS Bolt në 100 metra sprint: francezi pranoi sfidën e njeriut më të shpejtë të planetit

Bolt largohet si një raketë, derisa bëhet një grimcë në horizont... dhe është vetëm 100 metra. Roberti i rremë nuk duhet të shqetësohet shumë, duke qenë se edhe Kylian Mbappé, që është shumë i shpejtë, kur krahasohet në kompjuter me Bolt, bëri një figurë të keqe...

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI