Flash

E bujshme, atleti amerikan Rider nuk lan më duart në Olimpiadë: taktika për të përballuar bakteret e Senës

Lapsi.al 31 July 2024
E bujshme, atleti amerikan Rider nuk lan më duart në Olimpiadë:

Një atlet amerikan që do të marrë pjesë në triathlonin e meshkujve në Lojërat Olimpike Paris 2024 ka ndaluar së lari duart: është një taktikë që Seth Rider ka zgjedhur për të përballuar bakteret e pranishme në lumin Senë. Ka kaluar më shumë se një shekull që kur njerëzit u lejuan të notonin për herë të fundit në lumin që përshkon qytetin e Parisit dhe, pas vështirësive të ditëve të fundit, dy garat e triathlonit do të zhvillohen sipas programit.

Triathlonisti amerikan Rider deklaroi: “Ne e dimë se do të ketë njëfarë ekspozimi ndaj E. coli, kështu që unë thjesht përpiqem të rris pragun tim të E. coli duke e ekspozuar veten pak më shumë në jetën e përditshme. E në fakt kjo mbështetet nga shkenca. Janë metoda të vërtetuara. Gjëra të vogla gjatë ditës, si mos larja e duarve pasi shkon në tualet".

Triathlon ishte planifikuar fillimisht për të martën, por u shty për të mërkurën për shkak të shirave të dendur që rritën nivelet e Escherichia coli dhe baktereve të tjera në Senë.

INVESTIMI QË RREZIKOI TË SHKONTE DËM...

Përpara Lojërave Olimpike, Parisi kishte marrë masa drastike për ta bërë Senën e ndotur prej kohësh të përshtatshme për larje. 1.4 miliardë euro janë investuar në përmirësimin e infrastrukturës së kanalizimeve dhe impianteve të trajtimit të ujërave të zeza. Megjithatë, kjo nuk ishte e dobishme, sepse posa u përkeqësuan kushtet klimatike, situata degjeneroi.

Mirëpo, pak orë më parë, komiteti organizativ dhe enti ndërkombëtar Ëorld Triathlon ka lëshuar një shënim në të cilin është zyrtarizuar se garat e triathlonit të planifikuara sot, e mërkurë 31 korrik, do të zhvillohen rregullisht: “Të interesuarit kanë konfirmuar se triathloni për femra dhe meshkuj do të zhvillohen sipas planit. Rezultatet e analizave të fundit të ujit janë quajtur të përshtatshme”.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI