Flash

Gjikuria thirrje SPAK: Ndaloni Tavon, po manipulon zgjedhjet në Himarë (VIDEO)

Lapsi.al 31 July 2024
Gjikuria thirrje SPAK: Ndaloni Tavon, po manipulon zgjedhjet në Himarë

Akuzave të kandidatit të mazhorancës Vangjel Tavo për vjedhje votash për bashkinë Himarë, kandidati i opozitës, Petro Gjikuria iu përgjigj me një video ku shprehet se nuk mundet opozita ti vjedhë vota pushtetit.

Sipas Gjikurisë, e kundërta ka ndodhur në Himarë. Gjikuria kujton vjedhjen e atij që quajti, "mandatit të ligjshëm të Belerit". 

Gjikuria adreson edhe çështjen e Tavos tashmë të kallëzuar në SPAK, për 13 personat që u zhvendosën nga Dropulli në Borsh.

Lexo më tej: Transferoi votues nga Dropulli në Himarë, Tavo kallëzohet në SPAK 

Gjikura vazhdon më tej duke i bërë thirrje SPAK-ut të ndalojë manipulimin e zgjedhjeve të 4 gushtit në Himarë.

[video width="424" height="240" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/07/vcompress_147.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI