Flash

Kombëtarja greke e vaterpolit ngre peshë makinën që të kalonte autobusi i tyre: skena epike në Paris

Lapsi.al 31 July 2024
Kombëtarja greke e vaterpolit ngre peshë makinën që të
Kombëtarja greke e vaterpolit ngriti një makinë të parkuar keq për të kaluar me autobusin e saj gjatë Lojërave Olimpike Paris 2024. Pak orë pas fitores 14-7 kundër Rumanisë, helenët u detyruan të ngrejnë peshë mjetin për të kaluar me autobusin e tyre në një rrugë të kryeqytetit francez. Një ngjarje e vërtetë e papritur olimpike, si dhe një situatë mjaft e veçantë për atletët grekë. Sipas asaj që raportohet nga Greek City Times në një postim në rrjetet sociale, makina ishte e parkuar dhe po bllokonte autobusin e tyre. Kështu atletët grekë dolën dhe arritën ta lëviznin nga pozicioni fillestar për të kaluar.

SKENA EPIKE

Pamjet që bënë xhiron e rrjeteve sociale brenda pak orësh tregojnë një grup lojtarësh të Greqisë që lëvizin në unison për të spostuar makinën e zezë dhe arrijnë ta bëjnë për vetëm disa centimetra. Lojtarët u përjetësuan teksa lëviznin makinën e parkuar keq që po bllokonte rrugën e autobusit të tyre përgjatë një rruge të ngushtë në Paris. Përzgjedhja helene po kthehej në fshatin Olimpik nga stërvitja dhe, në bazë të asaj që është raportuar, operacioni duket se ka ka zgjatur "një gjysmë ore të mirë". Lexo më tej: Skandali i eliminimit të Irma Testa nga Olimpiada, pas vendimit të çuditshëm të arbitrave: “E bënë të humbiste” Në sfondin e operacionit shihet stafi teknik i kombëtares greke duke qeshur dhe duke filmuar skenën. Në të vërtetë, kjo është një situatë shumë e veçantë, por me një kohë shumë të kufizuar për të bërë gjithçka. Kështu që përzgjedhjet olimpike janë të detyruara të bëjnë çdo gjë me shpejtësi. Ndërkohë, Greqia mundi Malin e Zi 17-16 dhe mori fitoren e dytë në grupin A. Kombëtarja helene kryeson grupin së bashku me Italinë me 6 pikë dhe do të sfidojë Shtetet e Bashkuara dhe Italinë në dy ndeshjet e ardhshme.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI