Flash

Lojtarja e rugby, King, shpëton shoqen nga rënia e tmerrshme në Paris 2024: provë e një force mbinjerëzore

Lapsi.al 1 August 2024
Lojtarja e rugby, King, shpëton shoqen nga rënia e tmerrshme në
Erin King bëri një përpjekje mbinjerëzore për të shpëtuar nga një dëmtim i rëndë shoqen e saj në kombëtare, Emily Lane. Gjatë ndeshjes së femrave në Rugby Sevens në Lojërat Olimpike Paris 2024, kapja në ajër dhe ngritja e lojtares irlandeze ishin mbresëlënëse. Nuk ishte vetëm një demonstrim fuqie, por mbi të gjitha vendosmërie edhe pse rezultati në lojë nuk ia vlente për një pozicion ambicioz dhe as mundësinë për të garuar akoma për një medalje. Kishte edhe diçka tjetër pas atij veprimi të stilit Ëonder Ëoman: përpjekja ekstreme, për fat të mirë e suksesshme, për të parandaluar që pasojat e rënies të ishin të rrezikshme për sigurinë fizike të Lane. E ky ishte aspekti që shënjoi gjithë aksionin në sfidën ndaj Britanisë së Madhe. Gjithçka ndodhi në harkun e pak sekondave dhe e përcaktuar nga grimasa fuqiplotë e King. Episodi kyç, i cili u bë viral për shkak të qëndrimit të protagonistëve, lindi kur kombëtarja angleze shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së kundërshtarëve dhe u përpoq të përfitonte nga mbrojtja e hapur për të fundosur goditjen drejt vijës së portës. Për të rikuperuar ovalin, Lane bëri një kërcim për ta kapur në fluturim: e arriti qëllimin, pritja ishte e përsosur, por ishte gati të rrëzohej në tokë me shpinë. Si mesfushore që nuk ka frikë nga asgjë, ajo nuk mendohet dy herë dhe nxiton të ndalojë sulmin e Britanisë së Madhe. Mund të binte me qafë në tokë, por është mjaft me fat sepse ka engjëllin e saj mbrojtës pranë. Pikërisht, në atë moment, King e mbajti fort dhe e uli në tokë, duke e mbajtur me krahët me një forcë kaq kolosale, sa për të lënë pa fjalë spektatorët në stadium dhe ata që e shihnin nga shtëpia nëpërmjet televizorit.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI