Flash

Pan Zhanle arrin një rekord jashtë kësaj bote, pastaj akuzon rivalët: “Një sjellje e pahijshme”

Lapsi.al 1 August 2024
Pan Zhanle arrin një rekord jashtë kësaj bote, pastaj akuzon
Një rekord i përbindshëm, hapësinor, jashtë kësaj bote. Kinezi Pan Zhanle fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Parisit në 100 metra stil i lirë me një kohë prej 46"40, madje 40 të qindtat më pak se rekordi i tij i mëparshëm. 19 vjeçari, fenomeni i ri i notit, krijoi një distancë të frikshme në pishinë në krahasim me të gjithë konkurrentët e tjerë: më shumë se një sekondë në krahasim me medaljen e argjendtë, australianin Kyle Chalmers dhe rumunin David Popovici, që mori të bronxtën. Zhanle, i cili që në Kampionatin Botëror të Dohas u duk se vinte nga një planet tjetër kur shënoi rekordin e atëhershëm prej 46"80, pati kohë të krijonte edhe polemika. Kinezi akuzoi rivalin e tij Chalmers, se e kishte injoruar edhe pse e kishte përshëndetur pas garës.

AKUZAT E PAN ZHANLE NDAJ KUNDËRSHTARËVE

Duke folur për mediat kineze pas garës, Pan tha se Chalmers e injoroi plotësisht atë në natën e hapjes së garave të notit, të shtunën e kaluar. "Ditën e parë, në stafetën 4x100 m, pasi mbaruam notin përshëndeta Chalmers. Nuk më kushtoi aspak vëmendje," tha ai për Televizionin Qendror të Kinës. Por 19-vjeçari kinez ka pasur fjalë të ashpra edhe për një kundërshtar tjetër, i cili sipas tij gjithashtu është sjellë në mënyrë jo sportive ndaj tij: “Edhe Jack Alexy, i skuadrës amerikane, kur ne stërviteshim dhe trajnerët tanë ishin në anë të pishinës, lëvizjet që bënte dukeshin sikur po spërkaste me ujë me dashje trajnerët. Dukej vetëm nëse e shihje nga lart poshtë. Kjo sjellje na u duk disi e pahijshme. Mund ta them?".

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI