Flash

Trajneri arrestohet në mesin e natës në Olimpiadë: Berge grushta policëve, përdoret pistoleta elektrike

Lapsi.al 1 August 2024
Trajneri arrestohet në mesin e natës në Olimpiadë: Berge

Një nga trajnerët e federatës franceze të kanoas dhe kajakut u ndalua gjatë natës nga disa oficerë dhe u arrestua. Ai fillimisht tentoi të arratisej dhe më pas goditi vazhdimisht policët me grushta. Guillarme Berge, një teknik 33-vjeçar, u kap duke urinuar pas një muri, kur një patrullë ndërhyri dhe iu desh të përdorte armën elektrike për ta bllokuar. “Sjellje e papranueshme” komentuan menjëherë nga federata franceze, “do ta largojmë”.

BERGE PO URINONTE, POLICËT PËRDORËN PISTOLETËN ELEKTRIKE

Në zhargonin teknik quhet armë taser dhe është në gjendje të japë goditje të vogla elektrike nëse goditet kundër trupit të një personi, pa lënë asnjë lloj pasoje fizike. "Parandaluesi" klasik me të cilin është pajisur policia e Parisit dhe që e përdori - po flasim për të paktën tre herë në pak minuta - për të ndaluar Berge. Trajneri francez i kanotazhit, i kapur duke urinuar në natyrë, fillimisht tentoi të arratisej dhe më pas reagoi duke goditur policët në fytyrë dhe trup.

Në atë moment, një nga policët përdori taserin: një, dy, tre herë, derisa Berge u dorëzua. Kjo sipas asaj që raportojnë burime pranë policisë së Parisit, të cilët konfirmuan se 33-vjeçari u arrestua rreth orës 3 të mëngjesit, pasi po urinonte pas një muri. Berge u përpoq të shpëtonte, më pas u rrëzua dhe filloi të ndeshej me policët me shkelma dhe grushta.

REAGIMI I FEDERATËS: "E PAPRANUESHME"

Pasi u bë arrestimi, Federata Franceze u alarmua menjëherë për incidentin. Ludovic Royé, drejtori teknik kombëtar i Federatës, i alarmuar në shtatë të mëngjesit, foli menjëherë për "sjellje të papranueshme. Ai nuk është më trajner olimpik, është ende në ekipin tonë, por ne jemi gati ta shkarkojmë. Kjo është sjellje e papranueshme: janë rreth shtatëdhjetë njerëz në federatë dhe njëri prej tyre ka bërë një gabim të pafalshëm". Berge ishte liruar nga roli i tij si trajner i femrave, por iu ofrua një pozicion në Federatë, në qendrën Vaires-sur-Marne, të cilën ai përfundimisht e pranoi dhe falë së cilës ishte i pranishëm në Lojërat Olimpike.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI