Flash

Video/ Asnjë ekip i Shqipërisë nuk mbetet më në Europë: Partizani e Egnatia dështojnë me "sukses"

Lapsi.al 1 August 2024
Video/ Asnjë ekip i Shqipërisë nuk mbetet më në

Partizani pretendonte se mund ta përmbyste rezultatin e ndeshjes së parë të raundit të dytë të Conference League. Egnatia ishte e bindur se do të kualifikohej duke qenë se kishte fituar 0-1 në Islandë. Ajo që ndodhi ishte krejt tjetër: të kuqtë nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola me Iberia 1999 (0-2 humbi në ndeshjen e parë), ndërsa rrogozhinasit u thyen 2-0 në Loro Borici, duke i bërë keq vetes më shumë se mund t'i bënte në realitet Vikingur.

Me pak fjalë, skuadrat shqiptare e mbyllin në raundin e dytë të Conference League aventurën e tyre Europiane, në kohën kur në raundin e parë dolën me shpejtësi Tirana e Vllaznia.

Lexo më tej: Kvaratskhelia shpartallon Egnatian: Napoli shumë i fortë për kampionët e Shqipërisë

PARTIZANI 0-0 IBERIA 1999

Partizani nuk ia doli dot të mposhte gjeorgjianët e Iberias, ashtu si ndodhi pak kohë më parë kur klubi quhej ende Saburtalo. 2-0 e ndeshjes së parë ishte e papërballueshme për lojtarët e Shehit që në “Elbasan Arena” nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 në duelin e kthimit. Interesant është fakti se nga shtatë kalime turi gjithsej që shënohen në historinë e Partizanit, të kuqtë nuk kanë arritur në asnjërin prej këtyre rasteve me përmbysje.

[video width="636" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/08/66abd98ba207a.mp4"][/video]

EGNATIA 0-2 VIKINGUR

Egnatia tronditet në Shkodër duke zhbërë gjithcka kishte ndërtuar në transfertën e Islandës me Vikingur. Skuadra rrogozhinase nuk e mbrojti dot avantazhin e ndeshjes së parë dhe pësoi inisiativën e kundërshtarit, që solli edhe autogolin që ktheu ekuilibrin por me efekt të kundërt: Vinkingur besoi se mund tia dilte, ndërsa rrogozhinasit u futën në kompleksin e inferioritetit. Një dhuratë para portës pastaj, në rifillimin e pjesës së dytë, vrau përfundimisht ndeshjen.

[video width="636" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/08/66abd47412961-1.mp4"][/video]

Egnatia del me dy eliminime një në Champions nga Borac dhe një në Conference nga Vikingur. Miqësorja me Napolin, e humbur 4-0, tani duket një aventurë e kotë, me koston e eliminimit që nuk duhej, të cilën Egnatia e përballi me energji të shteruara nga sforcimi i të dielës me skuadrën e Antonio Contes.

[video width="632" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/08/66abde2e0d158.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI