Flash

BE paralajmëron Hungarinë pas vendimit për lehtësimin e vizave për shtetasit rusë

Lapsi.al 2 August 2024
BE paralajmëron Hungarinë pas vendimit për lehtësimin e

Komisionerja e Bashkimit Europian për Çështje të Brendshme paralajmëroi të enjten Hungarinë se vendimi i saj për të lehtësuar kufizimet e vizave për shtetasit rusë dhe bjellorus përbën një kërcënim të mundshëm të sigurisë dhe se do të merrte masa nëse shqetësimet e saj nuk trajtoheshin. Muajin e kaluar Hungaria zgjeroi programin e saj të imigracionit “karta kombëtare” për të përfshirë ndër të tjera dhe rusët dhe bjellorusët. Mbajtësit të një karte të tillë i lejohet të punojë në Hungari pa iu nënshtruar kontrollit për elementët e sigurisë dhe mund të marrë me vete dhe familjen.

Ky veprim nxiti shqetësim tek zyrtarët e BE-së, të cilët thanë se Rusia dhe aleati i saj Bjellorusia mund të shfrytëzojnë këtë skemë për të dërguar diversantë dhe spiunë në zonën e lëvizjes së lirë Shengen të Bashkimit Europian ndërsa blloku po përpiqet të izolojë Moskën për luftën në Ukrainë. “Rusia është një kërcënim për sigurinë. Ne nuk na duhet më pak, por më shumë vigjilencë,” tha Komisionerja e Bashkimit Europian për Çështje të Brendshme , Ylva Johansson në një postim në rrjetin X të enjten në mbrëmje.

“Sot përmes në letre i kam kërkuar qeverisë hungareze të jape shpjegime. Nëse skema e tyre për lehtësim të rregullave përbën rrezik, ne do të veprojmë”. Ky incidenti pasqyron të tjera tensione mes udhëheqësve europiane dhe qeverisë së kryeministrit hungarez Viktor Orban lidhur me luftën e Rusisë në Ukrainë.

Orban ka mbajtur lidhje të ngushta me Moskën dhe vizitoi presidentin rus Vladimir Putin muajin e kaluar si pjesë e asaj që e cilësoi “mision paqeje”, të ndërmarrë pa mbështetjen e BE-së, disa ditë pasi mori presidencën e radhës të bllokut. Johansson nuk specifikoi se çfarë veprimi mund të ndërmerrte. Por Komisioni Evropian, organi ekzekutiv i Bashkimit Europian, mund të ndërmarrë veprime ligjore kundër një vendi anëtar nëse gjykon se është shkelur ligji i BE-së.

Ministri i Jashtëm i Hungarisë Peter Szijjarto tha të martën se shtetasit rusë dhe bjellorusë duhet të pajisen me vizë për të hyrë në Hungari dhe për rrjedhojë edhe në zonën Shengen. Ai tha se lejet e qëndrimit për shtetasit rusë dhe bjellorusë do të duhet të autorizohen nga autoritetet përkatëse./VOA

Të këshilluara

Tërmet i fortë në Itali

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka pasur një thellësi fokale 20 km dhe ka ndodhur 124 km në jug të Tarantos, Itali. Ende nuk dihet për dëme materiale, apo...

21:00

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI