Flash

Rama nga Himara: Është çmenduri kur thonë që ne blejmë vota!

Lapsi.al 2 August 2024
Rama nga Himara: Është çmenduri kur thonë që ne

Dy ditë para zgjedhjeve të Himarës, kryeministri Rama ka paralajmëruar fitoren në Himarë duke lënë të kuptohet se sondazhet e nxjerrin fitues kandidatin e tij Vangjel Tavo.

Duke folur me Vangjel Tavon, Blendi Klosin dhe Damian Gjiknurin, Rama u ndal në akuzat e opozitës për zgjedhje të manipuluara. Ai tha se është çmenduri të mendosh se PS blen votat, sepse në fakt fitorja i vjen nga makineria elektorale dhe sondazhet që e nxjerrin fitues Tavon.

"Gjëja që nuk kuptojnë dhe nuk kanë për ta kuptuar kurrë. Kur del ai atje dhe thotë "Do bëjmë tërmet!", kur del ky tjetri dhe thotë "Do bëhet breshër", kur dal unë dhe them shifra, këta kujtojnë se ne kemi ndarë lekët dhe kemi blerë votat. Kjo është çmenduri! Ne ndërkohë kemi sistemin që e dimë paraprakisht rezultatin për shkak të kontakteve dhe për shkak të sondazheve. Ne kemi bërë sondazhet këtu në Himarë. I kemi bërë në fillim kur u vu Vangjeli dhe para një jave dhe e dimë se ku do të dali rezultati. Makineria jonë është moderne!" tha Rama.

Kryeministri harron se në 14 Maj në Himarë i humbi zgjedhjet dhe kur "makineria elektorale moderne nuk i funksionoi", ai futi në lojë forcat operacionale të policisë së shtetit, prokurorinë e Vlorës, prokurorët e SPAK dhe Gjykatat e Posaçme.

Para se të kishte në kontroll drejtësinë, në zgjedhjet e 2017, Rama përdorte drejtorët e Ministrisë së Brendshme, si Arben Keshi, një person që shpërndante para në Dibër për votat dhe me të cilin Rama është përgjuar duke i kërkuar të arrihej objektivi.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI