Flash

Celibashi i jep fund debatit për votuesit me karta identiteti të skaduara në Himarë

Lapsi.al 4 August 2024
Celibashi i jep fund debatit për votuesit me karta identiteti të

Kreu i KQZ, Ilirjan Calibashi iu referua ligjit për shqetësimin e opozitës në lidhje me disa votues që janë paraqitur në qendrat e votimit me karta identiteti të skaduara. Celibashi tha se nuk është përgjegjësi e KQZ që të vlerësojë këtë çështje, por kjo përcaktohet qartë në ligj.

"Besoj se të gjithë e kuptojnë, qoftë institucionet që merren me administrimin e zgjedhjeve, qoftë votuesit duhet të respektojnë ligjin. Nëse pranojmë këtë, çdo diskutim ka dobi. Jemi apo nuk jemi në respekt të ligjit. Kjo ka rëndësi. Pastaj çdokush mund të bëjë komentet e veta dhe është i përligjur" tha Celibashi.

Kryekomisioneri e shmangu përgjigjen për një variant të votimit me certifikata nga votuesit e Himarës.

"Kodi ka përcaktuar që ka vetëm dy dokumente të vlefshme, karta e identitetit dhe pasaporta" tha ai.

Opozita pretendon se janë mbi 6 mijë votues që kanë mbetur jashtë qendrave të votimit me karta identiteti të falsifikuara.

Të këshilluara

Beleri i shkruan greqisht votuesve të Himarës

Nga burgu Fredi Beleri ka përcjellë një mesazh në ditën e zgjedhjeve në Himarë. "Zemra ime sot është në Himarë", shkruan Beleri në një postim të tij në gjuhën g...

11:44

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI