Flash

Fotot/ Në Himarë gjen karta identiteti me afat 50 vjeçar

Lapsi.al 4 August 2024
Fotot/ Në Himarë gjen karta identiteti me afat 50 vjeçar

Në Himarë gjen votues që janë paraqitur në qendrat e votimit me karta identiteti deri në 50 vite. Dokumentat janë publikuar nga deputeti i PD, Flamur Noka që thotë se i përkasin votuesve fiktivë që PS ka sjellë nga qytete të tjera me dokumenta të falsifikuara.

"Gjithë qeveria ka dy javë në Himarë për presion dhe blerje, gjithë drejtorët të angazhuar për blerje votash në Himarë. SHISH dhe Policia duke bërë presione në Himarë. Por përsëri janë në panik se ndihen të refuzuar dhe për t'u siguruar kanë sjellë votues nga zona të tjera me karta ID të falsifikuara" shkruan Noka qe ka publikuar dokumentat si më poshtë:

Opozita thotë se janë më shumë se 6 mijë qytetarë që në këto zgjedhje do t'u refuzohet votimi për shkak të kartave të skaduara të identitetit. Në zgjedhjet e kaluara socialistët humbën me 19 vota përballë Fredi Belerit që përfundoi në burg.

 

Statusi i plotë i Flamur Nokës

Vesi del me shpirtin. Gjithe qeveria kq dy jave ne Himare per presion dhe blerje , gjithe drejtoret te angazhuar per blerje votash ne Himare. SHISH dhe Policia duke bere presione ne Himare. Por perseri jane ne panik se ndihen te refuzuar Dhe per tu siguruar kane sjelle votues nga zona tjera me karta ID te falsifikuara. Rilindja shpresen nuk e ka te vota e lire. Vetem te vota e blere , e tjetersuar me shantazh dhe e falsifikuar

ID karta e leshuar ne 2023 Rilindasve ju skadon ne 2073 ?

ID karta e leshuar ne 2024 Rilindasve ju skadon ne 2074?

Keta sbejne kurre zgjedhje. Keta bejne vetem vjedhje.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI