Flash

Refuzon të puthet me dikë në filma, aktori zbulon arsyen

Lapsi.al 5 August 2024
Refuzon të puthet me dikë në filma, aktori zbulon arsyen

Neal McDonough ka treguar së fundmi arsyen pse refuzon të shkëmbejë puthje me ndonjë aktor tjetër gjatë xhirimeve.

McDonough është i martuar me Ruvé Robertson që nga viti 2003. Dyshja u takuan për herë të parë në xhirimet e Band of Brothers dhe kanë pesë fëmijë së bashku.

"Unë nuk do të puth asnjë grua tjetër sepse këto buzë janë vetëm për një grua," tha ai. Aktori shpjegoi se, sipas bindjeve të tij fetare edhe puthja e dikujt gjatë aktrimit do të llogaritet si pabesi.

McDonough shpjegoi më tej për Closer Weekly se besimet e tij nuk kanë funksionuar gjithmonë krah për krah me karrierën e tij. Madje, ai u pushua edhe nga roli i tij në Scoundrels për refuzimin e tij për të puthur dikë tjetër.

“Isha i befasuar dhe ishte një situatë e tmerrshme për mua,” shtoi Neal.  “Unë jam shumë fetar. Unë e vendos Zotin dhe familjen në radhë të parë dhe mua në vend të dytë. Kjo është ajo me të cilën jetoj. Ishte e vështirë për disa vite.”

Pas këtij incidenti, aktori ka bërë të qartë qëndrimin e tij para kohe.

Duke folur për rolin e tij në Desperate Housewives, ai tha: “Kur Marc Cherry më punësoi, unë i thashë, ‘Me siguri e dini tashmë këtë, por unë nuk do të puth askënd.

“Por kjo është Desperate Housewives!” tha Cherry. Unë i thashë, 'E di.' Ai priti për disa sekonda dhe më pas u përgjigj: 'Mirë, thjesht do të më duhet të shkruaj skenarin më mirë'.

 

Të këshilluara

Zac Efron reagon pas incidentit në Spanjë

Zac Efron po i siguron fansat se është mirë pas një shqetësimi shëndetësor të fundit gjatë pushimeve në Spanjë. Pasi aktori i Iron Claw u përfshi në një inci...

14:12

Aerosmith heq dorë nga turnetë

Aerosmith njoftoi së fundmi se nuk do të bëjnë më  turne duke thënë se lëndimi i vokalistit kryesor Steven Tyler është i vazhdueshëm dhe ai nuk do të shërohet...

11:23

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI