Flash

Detaje nga ndarja e JLo dhe Affleck: Ajo ndihet e poshtëruar

Lapsi.al 6 August 2024
Detaje nga ndarja e JLo dhe Affleck: Ajo ndihet e poshtëruar

Jennifer Lopez ndihet e poshtëruar nga ndarja me Ben Affleck. Një burim ka treguar për Page Six se artistja ndihet e poshtëruar nga sjellja e aktorit, pasi ai ishte i pari që bëri lëvizjen për t'u bashkuar.

"Ajo është e tërbuar pasi mendon se ai e poshtëroi atë. Ishte ai që donte të ribashkoheshin dhe të ishin bashkë", u shpreh burimi.

Dyshja u rikthyen në korrik të vitit 2021, pas ndarjes së J.Lo me ish-të fejuarin e saj, Alex Rodriguez në prill të vitit 2021. Lopez dhe Affleck më parë kanë qenë të lidhur për 2 vite (2002-2004), pasi u njohën në sheshxhirimin e filmit “Gigli”.

“Ai e ka turpëruar sepse ajo e vendosi që Ben ishte dashuria e jetës së saj. Ata bënë dy dasma para dy vitesh", shtoi burimi.

Përveç kësaj, burimi ka theksuar se Jennifer është e mërzitur pasi kjo gjendje prek dhe 5 fëmijët e tyre. “5 fëmijë janë përfshirë. Ajo e dinte se do të përziheshin familjet dhe nuk e ka pranuar ende totalisht se e gjitha ka përfunduar”.

Lopez ka dy binjakë, Max dhe Emme, 16 vjeç me ish-bashkëshortin, Marc Anthony. Nga ana tjetër, Affleck, ka tre fëmijë, Violet, 18 vjeç, Fin, 17 vjeç dhe Samuel, 12 vjeç, nga martesa e mëparshme me Jennifer Garner./Lapsi.al

Të këshilluara

Zac Efron reagon pas incidentit në Spanjë

Zac Efron po i siguron fansat se është mirë pas një shqetësimi shëndetësor të fundit gjatë pushimeve në Spanjë. Pasi aktori i Iron Claw u përfshi në një inci...

14:12

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI