Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Deliri i Elisa Spiropalit/ Dërgon në media letrat e atyre që e urojnë për detyrën e re

Lapsi.al 8 August 2024
Deliri i Elisa Spiropalit/ Dërgon në media letrat e atyre që e

Veç deklaratës skandaloze për urimin e Vangjel Tavos dhe vlerësimin për zgjedhjet në Himarë si një "proces me standarde demokratike", deklaratë që e shpërndau nga Zyra e Shtypit të Kuvendit, Elisa Spiropali ka zgjedhur edhe një mënyrë tjetër për t'u dukur qesharake pak ditë pasi Rama e gradoi në vend të Lindita Nikollës.

Gati përditë nga Zyra e Shtypit të Kuvendit shpërndahen për mediat urimet që i kanë mbërritur Spiropalit nga homologët e saj nëpër botë apo diplomatë të ndryshëm.

Janë kryesisht letra formale që çdo shtet i ka gati dhe dërgimi i tyre është vetëm një kortezi diplomatike. Por për Spiropalin urime të tilla konsiderohen si ngjarje e madhe që meritojnë të shpërndahen edhe në media. Aq e nderë është gjendja sa njoftimet dërgohen edhe me foto të zbukuruara me filtra të Elisa Spiropalit.

Nuk është çudi që ditën e zgjedhjes së saj në krye të Kuvendit ta shpallin festë kombëtare. Fundja askush tjetër si ajo në oborrin e Rilindjes nuk e ka lartësuar kaq shumë Edi Ramën duke e quajtur Skënderbe. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ura e Ibrit: Si dhe kur mund të hapet?

Autoritetet e Kosovës kanë nisur procedura për testimin e fuqisë mbajtëse të urës së Ibrit, si hap para hapjes së saj për qarkullim të automjeteve. Ky insistim ...

18:23

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI