Flash

Zelimkhan Abakarov kualifikohet në çerefinale të Paris 2024: përmbys rezultatin ndaj Luna Fafe

Lapsi.al 8 August 2024
Zelimkhan Abakarov kualifikohet në çerefinale të Paris 2024:

Nuk zhgënjen pritshmëritë Zelimkhan Abakarov. Mundësi shqiptar është kualifikuar në në çerekfinale të Lojërave Olimpike, në peshën deri në 57 kg në mundje stil i lirë. Abakarov mposhti Diamantino luna Fafe, duke përmbysur rezultatin, në një ndeshje që nuk e nisi mirë.

Pjesa e parë ishte në favor të kundërshtarin nga Guinea që u imponua 5-1, ndërsa e dyta 1-6 në favor të mundësit kuqezi, që e mbylli me pikë teknike 6-7 për të arritur kualifikimin, në një ndeshje aspak të lehtë. Në fund, mundësi luna Fafe dështoi të merrte pikën që do ta kishte kualifikuar.

Një arritje e rëndësishme për Abakarov, i cili mposhti mundësin nga Guinea Bisau për të dërguar Shqipërinë në çerekfinalen e Lojërave Olimpike. Kampioni i botës në fuqi është në pritje të mësojë se kush do të jetë kundërshtari i tij në këtë fazë. Mundësi do të dalë sërisht në tapet më vonë, në kërkim të gjysëmfinales.

Lexo më tej: Mundësi shqiptar, kampion bote në Beograd: Abakarov mposht amerikanin e feston me flamur

Abakarov është favorit për një medalje historike me kuqezinjtë. Pasi i solli titullin botëror, mundësi do të synojë të medaljen olimpike, ndërsa nesër dhe pasnesër do të jetë radha e dy mundësve të tjerë që garojnë për Shqipërinë Dudaev dhe Valiev.

[video width="780" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/08/66b4940eaeb90.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI