Flash

Miqtë e JLo kundër Ben Affleck: Ai është egoist

Lapsi.al 9 August 2024
Miqtë e JLo kundër Ben Affleck: Ai është egoist

Në mes të thashethemeve për divorc, rrethi i afërt i aktores Jennifer Lopez thuhet se nuk e ka pëlqyer asnjëherë partnerin e saj Ben Affleck. Një burim tregoi për Page Six se Ben Affleck nuk është i preferuari në mesin e miqve të J.Lo, veçanërisht menaxherit të saj Benny.

Benny mesa duket ka qenë një kritik i zëshëm i aktorit që nga ditët e fejesës së dështuar të çiftit.  “Ata të dy s’e durojnë dot njëri-tjetrin. Nuk shkojnë fare mirë dhe ka akoma mëri mes tyre”, tha një burim për Page Six.

Benny filloi të menaxhonte këngëtaren në vitin 1998 por shkëputën marrëdhëniet  në vitin 2003. Megjithatë, teksa ishte e lidhur me Ben Affleck, Jennifer dhe Medina ndanë rrugët në vitin 2003. Disa vite më vonë, kur Lopez dhe Affleck u ndanë, ajo e punësoi sërish dhe që prej asaj kohe. Medina, këtë herë, nuk reagoi për martesën e dyshes, duke mbajtur një mendësi: “Nuk do them asgjë, por nga ana tjetër, s’u tregua negativ”, u shpreh burimi. “Ai e njeh Jen dhe e dinte se ajo do të martohej me Ben, pa marrë parasysh asgjë, ndaj ç’kuptim kishte mendimi i tij?”

Por, Ben nuk fitoi as simpatinë e Leah Remini, me të cilën Lopez ka pasur një miqësi të gjatë. Remini i tha Jennifer të rimendonte zgjedhjet e saj para se të lidhej sërish me Ben. “Ai është egoist dhe jo plotësisht i përkushtuar si partner. J.Lo ishte aq e çmendur pas tij sa i ndërpreu të gjitha lidhjet”, u shprehën burimet. "Askush, përveç nënës së Jennifer nuk e pëlqen Ben Affleck."

Të këshilluara

Meghan Markle paditet sërish nga e motra

Samantha Markle nuk po tërhiqet nga pretendimet se gjysmë motra e saj, Dukesha e Sussex, Meghan Markle  shpifi për të gjatë një interviste me Oprah Winfrey në 2...

20:20

Selena Gomez fejohet me Benny Blanco?

Fansat mendojnë se Selena Gomez dhe i dashuri Benny Blanco janë fejuar për shkak të një fotoje të re që këngëtarja postoi përmes Instagram Stories të enjten në ...

19:50

Grimes sulmon Elon Musk: Mos e gënje veten

Grimes ka mbështetur  së fundmi vajzën transgjinore të Elon Musk, Vivian. Në një postim në rrjetet sociale, ish-partnerja e Musk dhe nëna e tre fëmijëve të tij,...

16:42

Arrestohet reperi Nelly

Reperi i njohur Nelly është arrestuar. TMZ raporton se policia e mori Nelly-n në paraburgim për shkelje të shumta në orën 4:45 të mëngjesit të së mërkurës në zo...

14:09

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI