Flash

West Ham lë Juventus me "gisht në gojë": Thiago Motta e priste, Todibo shkon në Premier League

Lapsi.al 9 August 2024
West Ham lë Juventus me "gisht në gojë": Thiago Motta e

Todibo kalon në Premier League. Kapet në befasi Juventus që tashmë mendonte se kishte shtuar një pjesë të rëndësishme në repartin e tyre të mbrojtjes. Një blitz i West Ham për mbrojtësin e Nice ishte vendimtar. Anglezët u prezantuan me një super ofertë: huazim me detyrim blerje për 40 milionë euro në total, plus një përqindje në rishitjen e ardhshme (rreth dhjetë milionë më shumë se propozimi i bardhezinjve). Lojtari ka pranuar transferimin në Londër për një kontratë deri në vitin 2029 dhe tashmë janë planifikuar ekzaminimet mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës për ditën e sotme.

Giuntoli, në Nice, kishte vënë në tavolinë ofertën e Juventus për Todibo: 35 milionë mes huazimit të rëndë dhe bazës fikse plus bonus për blerjen përfundimtare, me një marrëveshje të gjetur tashmë mes bardhezinjve dhe lojtarit për një kontratë pesëvjeçare deri në qershor 2029 me vlerë 2.5 milionë euro neto në vit.

Lexo më tej: Bremer rinovon me rritje page: Juventus mbrohet me klauzolën prej 60 milionë euro

Tashmë një gropë e rëndësishme mbetet për t'u mbuluar në atë sektor të fushës, duke qenë se Juventus ka transferuar Rugani te Ajax. Bardhezinjtë i kanë ofruar edhe shërbimet e Tiago Djaló dy klubeve: Genoa dhe Porto.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI