Flash

Zjarret në Malin e Thatë në Korçë, pritet ndërhyrja me helikopter

Lapsi.al 10 August 2024
Zjarret në Malin e Thatë në Korçë, pritet

Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar prej tre ditësh në Malin e Thatë, në afërsi të kufirit shtetëror më republikën e Maqedonisë së Veriut. Zjarri sipas prefektit të qarkut të Korçës, Nertil Jole po rrezikon edhe zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Prespës.

“Një operacion i madh është duke u zhvilluar aktualisht në territorin e bashkisë Pustec, në Malin e Thatë në afersi të kufirit shtetëror me republiken e Maqedonise së Veriut, për fikjen e një vatre të madhe zjarri që është aktive prej tre ditësh dhe që rrezikon zonën e mbrojtur tê Parkut Kombëtar të Prespës.

Aktualisht të angazhuara ka shumë forca nga Bashkia Pustec, Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Reparti Ushtarak Drenovë (Korçë), Drejtoria e i Përgjithshme për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin në Ministrin e Brendshme, me mbështetjen e helikopterit Cougar dhe dy avionëve të dërguar nga pala maqedonase", shkruan prefekti i Korçës, Nertil Jole.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI