Flash

Adele konfirmon fejesën me Rich Paul

Lapsi.al 11 August 2024
Adele konfirmon fejesën me Rich Paul

Adele më në fund ka konfirmuar se ajo dhe Rich Paul po e çojnë marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër.

Gjatë koncertit të saj të fundit në Mynih të Gjermanisë, një video në rrjetet sociale tregoi këngëtaren duke i thënë një fansi se nuk mund të martohet me të sepse  është e fejuar. Më pas ajo ngriti dorën për të treguar një unazë fejese ndërsa turma brohoriste.

Adele, 36, dhe Paul, 42, janë në lidhje që nga viti 2021 dhe e kanë mbajtur lidhjen e tyre private, pavarësisht spekulimeve të shumta për një fejesë – apo edhe një martesë të fshehtë.

Tetorin e kaluar, Paul u intervistua në CBS Mornings për librin e tij, Lucky Me: A Memoir of Changing the Odds. Kur u pyet për thashethemet e martesës dhe nëse ato duhet t'i referohen apo jo Adele si "Zonja Paul", agjenti sportiv u përgjigj: "Mund të thuash çfarë të duash".

Adele ka qenë më parë në një lidhje me Simon Konecki nga 2011-19, me çiftin që u martuan fshehurazi diku rreth vitit 2017. Ish-çifti kanë një djalë 11-vjeçar, Angelo. Këngëtarja tha vitin e kaluar se ishte "e dëshpëruar" për të pasur një fëmijë tjetër, gjatë një ribashkimi emocional me mjekun që e ndihmoi në lindjen e fëmijës së saj në Las Vegas.

Të këshilluara

Meghan Markle paditet sërish nga e motra

Samantha Markle nuk po tërhiqet nga pretendimet se gjysmë motra e saj, Dukesha e Sussex, Meghan Markle  shpifi për të gjatë një interviste me Oprah Winfrey në 2...

20:20

Selena Gomez fejohet me Benny Blanco?

Fansat mendojnë se Selena Gomez dhe i dashuri Benny Blanco janë fejuar për shkak të një fotoje të re që këngëtarja postoi përmes Instagram Stories të enjten në ...

19:50

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI