Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Aksident i frikshëm në Fushë-Krujë-Thumanë, plagoset një nga shoferët

Lapsi.al 12 August 2024
Aksident i frikshëm në Fushë-Krujë-Thumanë, plagoset

Aksident në superstradën Fushë-Krujë-Thumanë. Ngjarja ndodhi në afërsi të Dervenit.

Një Mercedes me targa italiane me drejtues E.B., është përplasur me një ‘Ford’ me drejtues V.D. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar njeri nga drejtuesit e mjeteve. Nga goditja njëra nga makinat ka përfunduar mbi mbrojtëset metalike të rrugës.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër në qendrën shëndetësore Fushë-Krujë pasi është në gjendje shoku.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI