Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Kërkohej në të gjithë Europën, arrestohet në Como shqiptari 23-vjeçar

Lapsi.al 12 August 2024
Kërkohej në të gjithë Europën, arrestohet në Como

Karabinierët e Komos arrestuan një të ri 23-vjeçar me origjinë shqiptare, i kërkuar në të gjithë Evropën për shoqërim kriminal me qëllim trafikun e drogës.

Subjekti, që kishte mbi shpinë një urdhër-arresti evropian, duhet të vuajë një dënim prej 15 vjetësh burg. Autoritetet u alarmuan falë një raporti të marrë nëpërmjet sistemit të akomodimit, i cili tregonte praninë e të kërkuarit në një hotel në qytet.

Por, me të mbërritur, oficerët e Policisë nuk e gjetën të shpallurin në kërkim në ndërtesë dhe për këtë arsye nisën një sërë kontrollesh, ku morën pjesë operatorë si me makina ashtu edhe me motorë, që kishin me vete foto të të kërkuarit. Pas disa orësh 23-vjeçari është gjetur në Viale Geno, teksa po bënte një xhiro turistike.

I riu u arrestua menjëherë dhe pas formaliteteve u transferua në burgun e Komos, ku do të qëndrojë në dispozicion të organeve të drejtësisë.

Të këshilluara

Detaje/ Merr flakë apartamenti në Lushnjë

Një apartament në Lushnjë është përfshirë nga flakët. Apartamenti ndodhet në lagjen “Kadri Qystri” të qytetit. Banesa e djegur ndodhet në katin e katërt t...

09:59

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI