Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Qëlloi me armë drejt një makine, shpallet në kërkim 29-vjeçari, e pëson drejtuesi i mjetit

Lapsi.al 12 August 2024
Qëlloi me armë drejt një makine, shpallet në kërkim

Një 29-vjeçar, banues në fshatin Dukagjin i Ri është shpallur në kërkim pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti.

Ndërkohë është vënë në pranga drejtuesi i këtij automjeti, sepse gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi municioni luftarak.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë arrestuan shtetasin S. M. (A)., 30 vjeç, banues në Mamurras, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. S., alias A. N., (A. B.), 29 vjeç, banues në fshatin Dukagjin i Ri.

Shtetasi A. S., alias A. N., (A. B.), ditën e djeshme, në rrugën e fshatit Dukagjin i Ri, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip "Audi", me drejtues shtetasin S. M. (A) dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së këtij të fundit, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi municioni luftarak.

Të këshilluara

Detaje/ Merr flakë apartamenti në Lushnjë

Një apartament në Lushnjë është përfshirë nga flakët. Apartamenti ndodhet në lagjen “Kadri Qystri” të qytetit. Banesa e djegur ndodhet në katin e katërt t...

09:59

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI