Flash

"350 milionë në vit? Jo faleminderit", çmenduri për Vinicius, ofrohen një miliardë euro për Real Madrid

Lapsi.al 13 August 2024
"350 milionë në vit? Jo faleminderit", çmenduri

Edhe vetëm të shkruash këtë shifër të bën përshtypje: një miliardë euro për të rrëmbyer Vinicius nga Real Madrid dhe 350 milionë euro në sezon për brazilianin, për ta parë në Saudi Pro League. Arabia Saudite nuk ndalet dhe dëshiron që 24 vjeçari t'i japë një shtysë të re futbollit vendas, duke e bërë sulmuesin edhe ambasador të Botërorit 2034 që do të zhvillohet në vend.

Thashethemet që vijnë mes Spanjës (Relevo) dhe Brazilit (ESPN) pushtojnë faqet e para të të gjitha të përdishmeve sportive. Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite e ka kontaktuar Vinicius, duke i ofruar atij të bashkohej me Saudi Pro League. Në këmbim, ai do të bëhej ambasador i Kupës së Botës 2034. Propozimi, në fakt, fillon nga 200 milion euro për sezon kontratë, plus bonuset. E pikërisht, roli përfaqësues do ta rriste shifrën deri në 350 milionë në vit.

Natyrisht, PIF ka folur edhe me Real Madrid, i cili nuk dëshiron ta shesë Vicinius dhe u kufizua në përgjigjen: "lojtari ka një klauzolë me vlerë një miliardë euro". As kjo nuk e ka lëkundur Arabinë dhe ata po mendojnë t'i paguajnë spanjollëve shumën astronomike për të pasur brazilianin, edhe pse nuk e kanë marrë ende aprovimin e lojtarit.

Lexo më tej: Ofenduan rëndë Vinícius: tre tifozët e Valencias dënohen me 8 muaj burg

Vinicius, nga ana e tij, do të dëshironte të qëndronte te Real Madrid, ku (sipas burimeve pranë stafit) ai është "i lumtur dhe i motivuar", por është e qartë se përballë kaq shumë parave, një arsyetim është i domosdoshëm.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI