Flash

Harry Styles në një romancë të re dashurie?

Lapsi.al 13 August 2024
Harry Styles në një romancë të re dashurie?

Hary Styles ka nxitur së fundmi aludimet për një romancë të re dashurie.

Në fotot e siguruara nga The Sun, Styles u pa në Five Guys me këngëtaren Olivia Dean. Dhe kjo dalje, natyrisht, ka ndezur thashethemet për lidhje mes të dyve.

“Harry dhe Olivia njihen prej kohësh. Ata kanë shumë të përbashkëta me shijen e tyre muzikore dhe po kënaqen duke u njohur me njëri-tjetrin jashtë vëmendjes”, tha një burim i brendshëm për The Sun. 

Për ata që nuk e dinë, Dean është një këngëtare 25-vjeçare e cila është duke bërë muzikë që nga viti 2017. Ajo u nominua për Artisten e re më të mirë, Artisten e Vitit dhe Kënga më e mirë Pop në Brit Awards.

Lidhja e re vjen pas përfundimit të romancës me Taylor Russell. Artisti më parë ishtei lidhur me Candice Swanepoel, Emily Ratajkowski dhe Kiko Mizuhara. Para kësaj, ai u takua me Olivia Wilde për gati dy vjet, nga janari 2021 deri në fund të 2022.

Të këshilluara

Gwen Stefani anulon koncertin pas incidentit

Gwen Stefani u kërkoi falje fansave të saj në rrjetet sociale të shtunën pasi zbuloi se pësoi një lëndim dhe se do të anulonte shfaqjen e saj më 17 gusht në Har...

17:27

Ndahet nga jeta aktori i "Scarface"

Aktori Angel Salazar, i njohur më së shumti për rolin e tij si Chi Chi në "Scarface", ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare. Salazar "vdiq në gjumë" në shtëp...

14:39

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI