Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Shiste drøgë në rrugët e Milanos, arrestohet 20-vjeçari shqiptar

Lapsi.al 13 August 2024
Shiste drøgë në rrugët e Milanos, arrestohet

Policia e Milanos lokalizoi dhe prangosi një të ri me origjinë shqiptare mbrëmjen e djeshme, nën akuzën e shitjes së drogave të forta nëpër qytet.

Aksioni u zhvillua në zonën e “Porta Venezias”, pak para orës 22:00, teksa oficerët në shërbim vunë re 20-vjeçarin, emri i të cilit nuk u bë i ditur, duke drejtuar një makinë të vogël të regjistruar në një kompani që i lëshonte me qira dhe ishte ndalur në Palestro. Agjentët dyshuan se ai po priste dikë për biznes ilegal.

Brenda pak minutash, një 36-vjeçar italian ka zbritur nga një pallat aty pranë dhe ka hipur në makinë për të dalë pas pak çastesh: policia e ka ndaluar për kontroll, duke verifikuar se sapo kishte blerë një gram e gjysmë kokainë, duke i paguar 70 euro. Prandaj oficerët ndaluan menjëherë edhe drejtuesin e makinës, duke gjetur në kabinën e dorezës 20 doza me peshë totale 22 gramë kokainë, të fshehura brenda dy prizave elektrike.

Kurse në një qese tjetër, në sedilen e pasme, kishte 44 mbështjellëse me 93 gramë kokainë. 20-vjeçari njihej si i pastrehë, teksa me vete u gjetën edhe 830 euro cash, të cilat iu sekuestruan dhe dyshohen si të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm. Shqiptari po i nënshtrohet hetimeve, për të zbuluar rrjetin kriminal me të cilin bashkëpunonte për furnizimin me mallin e shtrenjtë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI