Flash

Vajza e Elon Musk reagon ndaj biografisë së tij

Lapsi.al 13 August 2024
Vajza e Elon Musk reagon ndaj biografisë së tij

Vajza transgjinore e Elon Musk sulmoi së fundmi autorin, Walter Isaacson rreth biografisë së tij më të shitur të babait të saj.

Vivian Jenna Wilson, e cila ndryshoi emrin dhe gjininë dy vjet më parë pas ditëlindjes së saj të 18-të, bëri një mori akuzash për librin në Threads.

“Për Walter Isaacson, më hodhe tek ujqërit në atë që ishte një nga përvojat më poshtëruese të gjithë jetës sime”, shkroi Wilson.

Ajo tha se libri, i titulluar Elon Musk, e trajtonte atë si një "antagoniste për të justifikuar ose shpjeguar sjelljen e [Musk]". “Sikur e gjithë ekzistenca ime të ishte gjë tjetër veçse një shqetësim për të”, shtoi Vivian.

“Zoti e bekoftë shpirtin e gjorë që abuzoi me fëmijën e tij, kjo duhet të jetë shumë e vështirë për të.” 

Wilson ndjeu se identiteti i saj ishte "i banalizuar", tha ajo, duke shtuar se po "trajtohej si naive; budallaqe.”

Ajo gjithashtu sqaroi se quhet Vivian, “jo Jenna siç nënkupton libri”. Wilson thotë se Jenna është emri që miqtë e saj të shkollës së mesme dhe nëna e saj - ish-gruaja e Musk, Justine Wilson - përdorin për t'iu referuar asaj. "Unë mendoj se kjo tregon se sa shumë kërkime u bënë në të vërtetë për këtë.Unë nuk po e lë këtë tregim të vazhdojë më tej."

Të këshilluara

Gwen Stefani anulon koncertin pas incidentit

Gwen Stefani u kërkoi falje fansave të saj në rrjetet sociale të shtunën pasi zbuloi se pësoi një lëndim dhe se do të anulonte shfaqjen e saj më 17 gusht në Har...

17:27

Ndahet nga jeta aktori i "Scarface"

Aktori Angel Salazar, i njohur më së shumti për rolin e tij si Chi Chi në "Scarface", ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare. Salazar "vdiq në gjumë" në shtëp...

14:39

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI