Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Zjarr masiv pranë aeroportit të Prishtinës, shkrumbohen 20 automjete, raportohen dhe persona të lënduar

Lapsi.al 13 August 2024
Zjarr masiv pranë aeroportit të Prishtinës, shkrumbohen 20

Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmë pas mesnate në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi tha për mediat në Kosovë se zjarri kishte shpërthyer në pjesën e “Go Karting”, që ndodhet në Sllatinë. Ai ka shtuar se dy persona kanë pësuar djegie në fytyrë dhe duar gjatë tentimit për ta shuar zjarrin

“Informata është pranuar rreth orës 01:15 për zjarr në një lokal afarist në rrugën e Aeroportit në Go Karting. Në vendngjarje lokali në fjalë kishte dy pjesë, pjesa e marketit dhe pjesa e garazheve për karting e cila ishte përfshirë e tëra në flakë. Pjesa e maketit nuk është djegur përveç dritareve që janë thyer nga temperatura. Dy persona gjatë tentimit për ta shuar zjarrin kanë pësuar djegie në fytyrë dhe duar dhe janë dërguar në spital për trajtim”, ka thënë Gashi.

Ndërkohë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se nga zjarri janë përfshirë 20 makina të parkuara, dhe se vetëm një person është lënduar.

“Sot rreth orës 01:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në afërsi të Aeroportit të Prishtinës. Nga zjarri janë përfshirë 20 vetura të parkuara dhe një objekt biznesi. Në këtë rast është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale” ka deklaruar Ahmeti.

Ajo ka shtuar se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që pas lokalizimit të zjarrit, hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse po kryejnë hetimet rreth rastit i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI