Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Emrat/ Shpërndanin drogë në Mykonos, arrestohen dy shqiptarë

Lapsi.al 14 August 2024
Emrat/ Shpërndanin drogë në Mykonos, arrestohen dy shqiptarë

Dy shqiptarë kanë rënë në pranagt e policisë greke. Mësohet se Kadri Duzha, 22 vjeç dhe Besnik Gjini 43 vjeç, që nga maji 2024, shpërndanin lëndë narkotike në ishullin grek të Mykonos. Gjithashtu dy shqiptarët kishin marrë përsipër shitjen tek blerësit, ndërsa një tjetër person i kërkuar, koordinonte shitjet, duke komunikuar me klientët potencial përmes aplikacioneve online.

Ai ka informuar për çmimet dhe llojin e substancave, duke dërguar një listë çmimesh përkatëse, ndërsa ka specifikuar edhe veshjet e transportuesve në mënyrë që ato të identifikohen lehtësisht. Në të njëjtën kohë, të arrestuarit kanë vepruar në një mënyrë specifike veprimi (modus operandi).

Sipas policisë greke për kalimin e tyre në vendin ku kryheshin blerjet dhe shitjet, përdornin motoçikleta që i merrnin me qira afatshkurtër nga një kompani në Mykonos, të cilat i ndërronin shpesh dhe për të mos rënë në sy kanë përdorur veshje turistike (rroba banjo, këmishë e hapur), si dhe një kaskë mbrojtëse, ndërsa për të shmangur identifikimin e tyre, ata transportonin drogën brenda paketimeve të tabletave farmaceutike.

Sakaq në kërkim është shpallur një tjetër person, për të cilin policia disponon vetëm numrin grek të telefonit. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesave të dy shqiptarëve u gjetën dhe sekuestruan rreth 14 gram marijuanë, rreth 30 gram kokainë, mbi 10 gram 2-CB, rreth 12.5 gram MDMA, 21 tableta Ecstasy, 3 celularë, 1644 euro, 2 motocikleta të marra me qira.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI