Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Kërkoi mos të kthehet në Shqipëri se i rrezikohet jeta, gjykata spanjolle vendos të ekstradojë Lulzim Berishën

Lapsi.al 14 August 2024
Kërkoi mos të kthehet në Shqipëri se i rrezikohet jeta,

Gjykata Kombëtare e Spanjës vendos të ekstradojë drejt Shqipërisë të shumëkërkuarin, nga autoritetet shqiptare, Lulzim Berishën. Ish-kreu i bandës së Durrësit i cili u arrestua disa muaj më parë në Spanjë, ka refuzuar kthimin në Shqipëri me justifikimin se i rrezikohet jeta. Sipas Prokurorisë spanjolle atij i rrezikohet jeta vetëm jashtë burgut, dhe duke e dorëzuar te autoritetet shqiptare, ai nuk do të rrezikohet. Lulzim Berisha ka të drejtën për të apeluar vendimin e Gjykatës Kombëtare në Gjykatën e Lartë të Spanjës.

Lulzim Berisha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Berisha u lirua me kusht nga burgu në 5 dhjetor të vitit 2016, 5 vite para afatit nga trupa gjyqësore e Gjykatës së Apelit Durrës. 4 vite më pas, Berisha është shpallur në kërkim nga SPAK, pasi akuzohet për ngjarje të tjera kriminale, vrasjet e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut. Dosja për vrasjen e bujshme të ndodhur në 26 Shkurt të vitit 2005 u hap pas rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi, i cili pretendon se gjithçka u bë nga Plarent Dervishaj dhe Indrit Taullai me urdhër të Lulzim Berishës. Lulzim Berisha "ra" edhe në sitën e OFL, e cila njoftoi se ai është subjekt i paketës Anti-KCK dhe se i është dërguar formulari i deklarimit të pasurisë dhe burimin e origjinës.

Të këshilluara

Shpërthim në Pejë, dy të plagosur

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Pejë ku janë lënduar dy persona. Ngjarja u rregjistrua në rrugën “Halil Agusholli”, ndërsa të lënduarit janë dërg...

09:27

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI